Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mickoski dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë,Osmani kërkon masa të menjëhershme

2025/08/04 at 12:45 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Mickoski dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë,Osmani kërkon masa të menjëhershme

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, tha se dënon thirrjet nacionaliste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve gjatë një ndeshjeje të zhvilluar në Kumanovë. Ndërkaq, presidentja e Kosovës ka kërkuar që shteti fqinj të marrë masa të menjëhershme kundër organizatorëve të thirrjeve antishqiptare.


Sipas politikanëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut, në fundjavë, gjatë ndeshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në basketboll u dëgjuan thirrje sikurse “shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, “dhoma gazi për shqiptarët”, “Maqedoni e pastër”.

Në këtë ngjarje, që ishte ndeshja e parë e fazës së dytë të parakualifikimeve për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar më 2027, të pranishëm ishin edhe kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviq dhe ministri i Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski.

Mickoski gjatë një prononcimi për media më 4 gusht tha se edhe pse ishte i pranishëm në sallë, nuk i “vura re” tifozët që brohoritën këto thirrje, pasi tha se “fjalë për një grup të vogël njerëzish”.

“Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’iu bashkuar dënimit të nacionalizmit dhe ksenofobisë – së pari për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë [së Veriut] dhe Rumanisë, e më pas për të dërguar një mesazh te të gjitha grupet e tifozëve: të mbështesin në mënyrë sportive, ta përkrahin ekipin e tyre dhe përfaqësuesen kombëtare të Maqedonisë”, tha Mickoski.

Ai tha se thirrjet kundër shqiptarëve “do të jetë objekt hetimi dhe sanksionesh, pa marrë parasysh nga vjen”. Prokuroria maqedonase ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

“Dua të përsëris edhe një herë: e dënoj në mënyrë absolute brohoritjen e pazakontë dhe të papranueshme të disa individëve, të cilët nuk hasën në mbështetje nga asnjë prej të pranishmëve në sallë”, tha ai.

Kurse ministri i Sportit, Borko Ristovski, tha se kjo ministri nuk mund të reagojë konkretisht ndaj kësaj ngjarjeje, “sepse nuk vjen nga ndonjë subjekt sportiv – vjen nga tifozë në tribunë – dhe nuk kemi asnjë kompetencë për të reaguar kur bëhet fjalë për tifozët”.

“Megjithatë, le ta shfrytëzoj këtë rast për të bërë një apel: në Maqedoni nuk ka nevojë për brohoritje të tilla, as nga njëra anë, as nga tjetra, nga askush, nga cilado anë që të vijë”.

Ai shtoi se “nga pozita e Ministrisë së Sportit, nuk mund të bëjmë gjë tjetër përveç se të ndihmojmë në identifikimin e tyre dhe të veprojmë në përputhje me ligjin”.

Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut parasheh dënime për thirrjet raciste dhe gjuhën e urrejtjes në disa nene, ndërsa më i rëndësishmi është neni 319, i cili parashikon se kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje apo jotolerancë mbi baza racore, fetare, etnike apo kombëtare, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Reagime në Maqedoni të Veriut, Shqipëri e Kosovë

Incidenti në Kumanovë shkaktoi reagime në Maqedoni të Veriut, Shqipëri e Kosovë.

Partia shqiptare në opozitë në Maqedoni të Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), tha se në këtë ngjarje “u dëgjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuhë e pastër e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve”.

Kjo parti tha më 3 gusht se më shqetësuese është fakti që Qeveria dhe përfaqësuesit shtetërorë të pranishëm heshtën për këtë ngjarje.

“Nuk pati as reagim institucional, as dënim moral, as distancim politik. Vetëm miratim me heshtje, që për ne është po aq i rëndë sa vetë koret”, tha BDI që kërkoi hetim urgjent për ngjarjen, sanksione ndaj organizatorëve, distancim publik nga Qeveria dhe përfshirjen e faktorit ndërkombëtar për monitorimin e përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe, siç tha, nacionalizmit institucional.

“Të gjithë duhet ta dinë: Nuk do të lejojmë kthimin e vendit në arenë të urrejtjes etnike. Nuk do të lejojmë që shqiptarët të bëhen shënjestër e thirrjeve fashiste. Nuk do të heshtim as tani, as në të ardhmen”, tha BDI.

Ndërkaq, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, tha se heshtja e krerëve shtetërorë për ngjarjen në Kumanovë është “bashkëpërgjegjësi morale dhe politike”.

“Në një shtet që aspiron Bashkimin Evropian, gjuha e urrejtjes nuk mund të tolerohet, relativizohet apo heshtet. Kërkojmë hetim urgjent, ndëshkim shembullor dhe reagim institucional të menjëhershëm”, shkroi ai në Facebook të dielën.

Në Kosovë, presidentja e vendit dhe deputetë të partive që mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë kanë reaguar ashpër për këtë ngjarje.

Të hënën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se thirrjet antishqiptare të dëgjuara në Kumanovë janë të papranueshme dhe “cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë”.

“Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër”, tha Osmani.

Presidentja e Kosovës kërkoi që shteti maqedonas të veprojë dhe të ndëshkojë ata që nxisin urrejtje.

“U bëjmë thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrin masa të menjëhershme kundër organizatorëve të këtyre thirrjeve, përgjegjësve dhe atyre që nxisin e përhapin urrejtje, duke dënuar çdo formë të gjuhës së urrejtjes, mbrojtur parimet e bashkëjetesës dhe tolerancës, si vlera bazë të një shteti që synon integrimin në BE”, tha Osmani.

Një ditë më parë, Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës, kritikoi mosreagimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, por edhe të presidentes.

“Hristijan Mickoski është bërë kryeministër i Maqedonisë së Veriut me bekimin dhe votën që ia solli drejtpërdrejt Albin Kurti përmes koalicionit VLEN”, shkroi Behrami në Facebook, duke shtuar se “heshtja e Kurtit është më shumë se indiferencë -ajo është bashkëfajësi politike dhe morale”.

Kritik ndaj mosreagimit të Kurtit u shpreh edhe deputeti Daut Haradinaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai tha se Kurti është “kumbara i koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut” dhe udhëheqja e re atje tha se “po u bën të fala” me thirrje raciste ndaj shqiptarëve.

Gjatë zgjedhjeve të fundit në Maqedoninë e Veriut, disa parti shqiptare u bashkuan në një koalicion të quajtur VLEN. Bekim Qoku nga Lëvizja Vetëvendosje – që udhëhiqet nga Albin Kurti – iu bashkua kësaj liste.

VLEN është pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut.

Reagime të ashpra për thirrje kundër shqiptarëve pati edhe Shqipëria.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, i cilësoi si të papranueshme thirrjet fyese ndaj shqiptarëve.

“Gjuha e urrejtjes që nxit dhunën, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport, që në thelb të tij mbart frymën e bashkimit, të bashkëpunimit, të lojës së ndershme dhe të respektit ndaj tjetrit”, tha ajo.

Ajo tha se Shqipëria dhe shqiptarët vazhdojnë të jenë të përkushtuar në promovimin e bashkëjetesës dhe qëndrojnë “ndasive të dala mode e boje”.

Ndërkaq, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, tha se “thirrjet fyese në Kumanovë janë alarm për të gjithë ne”, duke shtuar se bashkëjetesa kërkon angazhim të përditshëm dhe respektim të rregullave”. REL

 

 



Ju sugjerojmë

Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit
Bota

Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit

1 Shtator, 2025 10:21 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Dhunohet në Durrës turisti austriak, policia procedon dy 17-vjeçarë

1 Shtator, 2025 9:32 pm
Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar
Bota

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar

1 Shtator, 2025 8:28 pm
U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt
Kronikë

U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt

1 Shtator, 2025 7:28 pm
Operacioni me 49 të arrestuar në Greqi, një dhomë e mbushur me armë dhe drogë
Bota

Operacioni me 49 të arrestuar në Greqi, një dhomë e mbushur me armë dhe drogë

1 Shtator, 2025 6:46 pm
Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime
Bota

Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime

1 Shtator, 2025 5:22 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

1 Shtator, 2025 4:50 pm
Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029
Kryesore

Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029

1 Shtator, 2025 3:26 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor

1 Shtator, 2025 3:16 pm
Negociatat me BE, Rama në Slloveni: Kemi bindjen që në fund do “martohemi”
Kryesore

Negociatat me BE, Rama në Slloveni: Kemi bindjen që në fund do “martohemi”

1 Shtator, 2025 3:05 pm
Para
Java nis me mot të paqëndrueshëm, priten reshje shiu dhe rrebeshe

Java nis me mot të paqëndrueshëm, priten reshje shiu dhe rrebeshe

Greqi/ 55-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një rezervuar ujërash të zeza

Greqi/ 55-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një rezervuar ujërash të zeza

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet/Berisha: PS presion ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet/Berisha: PS presion ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë
















TE FUNDIT

Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit

Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit
1 Shtator, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar...

Lexo më shumë

Dhunohet në Durrës turisti austriak, policia procedon dy 17-vjeçarë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
1 Shtator, 2025

Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë, pasi më 14 gusht dhunuan një turist austriak në  Durrës. “Në lidhje...

Lexo më shumë

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar
1 Shtator, 2025

Mediat ndërkombëtare raportojnë se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka lënë Phenianin për në Kinë, ku pritet...

Lexo më shumë

U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt

U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt
1 Shtator, 2025

Është gjetur Marbella të Spanjës trupi i pajetë i 30-vjeçarit Miklovan Danaj, i cili u zhduk në muajin maj. Mediat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com