Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Qerekë të Krujës, ku babai ka përplasur aksidentalisht vajzën e tij të mitur.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në biznesin e babait.
Vajza e mitur është transportuar fillimisht në spital dhe aty ndërroi jetë.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak.
Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit.