Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një konferencë për mediat pas lënies së lirë të Ervin Salianjit.
Kryedemokrati tha se vendimi i dhënë këtë të Martë nga Gjykata e Fierit u vonua për 6 javë nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.
“Ervin Salianji vuajti jashtë çdo lloj ligji, Kushtetute dhe rregulli, 9 muaj në burg vetëm sepse denoncoi Geron Xhafën si trafikant kryesor në qarkun e Vlorës, i cili kërkohej në Milano. Burgosja e tij synonte burgosjen e të vërtetës se Rama, Fatmir dhe Geron Xhafa udhëhiqnin, trafikonin dhe përfitonin nga trafiqet drejt Italisë. Mbajtja në burg e Salianjit pa asnjë faj është përgjegjësi direkte e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës. Vendimi i sotëm i gjykatës u shty po me urdhër të Ramës dhe Xhafës për më shumë se 6 javë, në një akt të turpshëm dhe hakmarrës”, shprehet Berisha.