Në lidhje me debatin për kontratën e kompanisë Bankers Petroleum ka reaguar Sali Berisha, duke sqaruar se ajo nuk është firmosur gjatë qeverisjes së tij, por nga qeveria e Fatos Nanos.
“Kontrata me Bankers nuk është firmosur nga qeveria ime, por nga ajo e Nanos, me kushte që ne nuk do t’i kishim pranuar. Neni 18 i kontratës parashikon se nuk mund të ndryshohet pa dakordësinë e të dyja palëve, që është standard ndërkombëtar,” pohoi Berisha.
Kryedemokrati mohoi pretendimet se kompania nuk ka paguar detyrimet për 20 vite, duke thënë se Bankers është kompania më e madhe me reputacion ndërkombëtar dhe ka kontribuar ndjeshëm në ekonominë shqiptare.
“Renta u vendos nga Këshilli i Ministrave në kohën tonë dhe ishte 10% e shitjeve. Kjo taksë u pranua nga kompania dhe nuk shkuan as në Arbitrazh. Gjatë kohës sonë kanë paguar 500 deri në 600 milionë euro,” – shtoi ai.
Pjesë nga fjala e Sali Berishës.
Sepse kontrata e Bankers Petroleum është firmosur jo nga qeveria jonë, është firmosur nga qeveria e Fatos Nanos, e cila pasi është firmosur kontrata me kushtet që ne nuk do ta firmosnim, është vendosur edhe një klauzolë në të cilën thuhet, neni 18 i kontratës, se nuk mund të bëhet asnjë ndryshim në këtë kontratë pa miratimin e dy palëve.
Ky nen quhet neni i stabilitetit të kontratave, përndryshe kontrata çdo muaj rrëzohet.
Ne, çfarë bëmë?
Kompania kishte fushën më të madhe të naftës në Europë. Fusha më e madhe naftëmbajtëse, jo në det, por në tokë, është Patos Marinzëë, e cila me përllogaritjet e asaj kohe, besohet se ka 6 miliardë fuçi, por do metoda më të veçanta për t’u nxjerrë. Pra ka një kosto pak më të lartë për t’u nxjerrë.
Ne, duke ndjekur kontratën, ne vendosëm të vendosim rentën.
Renta, dhe këtu e kam vendimin e Këshillit të Ministrave, ndaj dhe të thuash se edhe qeveria- pastaj bën mashtrime, renta ishte 10 përqind e shitjeve të përgjithshme, shumë më e madhe se tatim fitimi pra.
Me këtë taksë, të cilën e pranoi kompania, nuk shkoi në arbitrazh, mund të shkonte, mund ta fitonte, por nuk shkoi, ajo ka paguar gjatë periudhës që kemi qenë ne në pushtet, mbi 500-600 milionë euro vetëm rentë.
Ka paguar pagesën koncesionere për Albpetrolin. Një përqindje e naftës që nxjerr, kompania është e detyruar t’ia dorëzojë Albetrolit. E ka paguar rregullisht. Në tërësi në të gjitha vitet mund të shkojë në 200-300 milionë euro.
Përveç këtyre, tatimet tona vendosën të tatojnë holluesin në hyrje dhe në dalje, që më për mua ishte e padrejtë sepse kjo sasi nafte mund të trajtohej në hyrje, por jo në dalje, sepse e taton dy herë. Por unë nuk kam ndërhyrë, edhe pse atëherë dhe sot kam pasur këtë mendim. Po ata duhet ta zgjidhnin me gjykatë dhe jo me kryeministrin. Se ishte një problem që po u ndërhyri kryeministri tatimeve, ato nuk bëjnë më, i shkatërron.
Kanë paguar sigurime shoqërore për 1500 punëtorë, përveç rrogave. Kanë paguar taksën e karbonit. Refuzuan njëherë, por u detyruan ta paguajnë.
Po si mund të thuash atëherë në këtë mënyrë? Këto tregojnë se dikush i ka vënë syrin, ka bërë pazaret.