Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikë për rritjen e çmimeve dhe..

2025/07/05 at 9:24 AM
në Aktualitet, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikë për rritjen e çmimeve dhe..

Bullgaria po përgatitet të kalojë në përdorimin e Euros si monedhë zyrtare, por një pjesë e madhe e qytetarëve nuk janë dakord me këtë hap.

Ndërsa qeveria e konsideron anëtarësimin në Eurozonë si përparësi, shumë qytetarë mbeten skeptikë ndaj këtij vendimi, duke shprehur frikën për rritjen e çmimeve dhe humbjen e sovranitetit monetar.

Kryeministri Rosen Zhelyazkov e sheh anëtarësimin në Eurozonë si një hap të rëndësishëm drejt një stabiliteti dhe zhvillimi më të madh ekonomik. Megjithatë, opozita ndaj këtij procesi po rritet, e ushqyer nga forcat nacionaliste, që paralajmërojnë pasoja negative. Sipas një sondazhi të fundit në të gjithë Bashkimin Europian (BE), rreth gjysma e bullgarëve janë kundër përdorimit të Euros si monedhë zyrtare.

Protestat tashmë kanë shpërthyer, të nxitura nga frika se kalimi në një monedhë të re do të shkaktojë rritje të çmimeve dhe do të dobësojë kontrollin kombëtar.

Valentin Tataru, ekonomist në ING, shpjegon se njerëzit shqetësohen kryesisht për rritjen e mundshme të kostos së jetesës gjatë periudhës së tranzicionit, pasi disa biznese mund të përfitojnë nga ndryshimi për të rrumbullakosur çmimet në mënyrë të padrejtë.

Kjo është veçanërisht shqetësuese për banorët e zonave më të varfra dhe rurale. Megjithatë, Tataru thekson se kursi fiks i këmbimit që Bullgaria ka me Euron duhet të zbusë ndikimin inflacionist, duke parandaluar luhatje të forta të çmimeve.

Një tjetër shqetësim i përmendur shpesh është humbja e perceptuar e sovranitetit. Leva, monedha zyrtare e Bullgarisë për shumëkënd përfaqëson një simbol të pavarësisë kombëtare. Heqja dorë nga ajo, paralajmëron Andrius Tursa, këshilltar për Europën Qendrore dhe Lindore pranë kompanisë Teneo, mund të jetë një çështje e ndjeshme si politikisht, ashtu edhe emocionalisht për shumë bullgarë.

Ai shton se anëtarësimi në Eurozonë do të thotë, që Bullgaria do të dorëzojë një pjesë të kontrollit mbi politikën monetare, pasi vendimet do të kalojnë në duart e Bankës Qendrore Europiane (BQE). Ndërkohë, si Tursa ashtu edhe Jasmine Gröschel, ekonomiste e lartë në Allianz, theksojnë përfitimet që sjell anëtarësimi.

Tursa shpjegon se vendet anëtare të Eurozonës përfitojnë norma më të ulëta interesi falë besueshmërisë së BQE-së, gjë që e bën huamarrjen më të lirë për individët dhe bizneset.

Gröschel shton se mbikëqyrja nga BQE mund të rrisë qëndrueshmërinë ekonomike dhe potencialin për rritje afatgjatë. Pritet gjithashtu, që investimet e huaja të rriten ndërsa Bullgaria thellon integrimin në Eurozonë. Sipas Gröschel, integrimi më i thellë financiar dhe mbikëqyrja nga BQE-ja do të forcojnë sistemin financiar dhe do të sjellin më shumë stabilitet monetar.

Në vlerësimin e saj, përdorimi i Euros jo vetëm që do të forcojë pozitën e Bullgarisë brenda BE-së, por gjithashtu do të rrisë besueshmërinë e vendit në arenën ndërkombëtare. Tursa gjithashtu vë në dukje se Euro do të ndihmojë në uljen e kostove dhe barrierave, që lidhen me këmbimet valutore – një zhvillim që mund të sjellë përfitime të veçanta për tregtinë dhe turizmin.

Meqenëse Bashkimi Europian është tashmë partneri kryesor tregtar i Bullgarisë, anëtarësimi në Eurozonë do të thjeshtojë transaksionet dhe do të përmirësojë efikasitetin në të gjithë sektorët.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme, duke pasur parasysh përfshirjen e ngushtë të Bullgarisë në zinxhirët europianë të furnizimit. Megjithatë, rreziqet politike mbeten të pranishme. Tursa paralajmëron se pakënaqësia e publikut ndaj Euros mund të nxisë më shumë mbështetje për partitë populiste dhe euroskeptike. Protestat e deritanishme tregojnë se kjo është një çështje me ngarkesë të fortë emocionale, e cila mund të shndërrohet në faktor përçarës në skenën politike të vendit.

Ekonomistë si Gröschel besojnë se përfitimet afatgjata që sjell anëtarësimi në Eurozonë i tejkalojnë disavantazhet.

Edhe pse Bullgaria do të humbasë një pjesë të autonomisë ekonomike dhe do të përballet me rregulla fiskale më të rrepta, ajo argumenton se përfitimet – si qëndrueshmëria më e madhe financiare, kostot më të ulëta të transaksioneve dhe lidhja më e fortë me tregjet e BE-së – e bëjnë këtë tranzicion të vlefshëm.

Tataru nga ING ndan të njëjtin mendim, duke vënë në dukje se lidhja e gjatë që ka pasur Leva me Euron tregon se ky kalim do të jetë relativisht i lehtë./ Monitor

Ju sugjerojmë

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama
Aktualitet

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama

30 Korrik, 2025 10:28 pm
Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit
Bota

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit

30 Korrik, 2025 9:59 pm
Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues
Aktualitet

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues

30 Korrik, 2025 9:40 pm
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë
Rajoni

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë

30 Korrik, 2025 9:28 pm
Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin
Aktualitet

Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin

30 Korrik, 2025 9:07 pm
Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia
Bota

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia

30 Korrik, 2025 8:47 pm
Lapaj tregon arsyet në ‘Opinion’ pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”
Aktualitet

“Do vijë dita…”/Lapaj pas vendimit të KAS: Ne si kulak, PSD-së i kalojnë të gjitha!

30 Korrik, 2025 8:30 pm
Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut
Aktualitet

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut

30 Korrik, 2025 8:17 pm
Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”
Bota

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”

30 Korrik, 2025 8:02 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ Rama: 31 korriku afati i fundit, penalizime për të…

30 Korrik, 2025 7:35 pm
Para
Analiza/ Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë

Analiza/ Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë

Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat

Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat

TE FUNDIT

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama
30 Korrik, 2025

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, kryeministri Edi Rama është ndalur gjerësisht te lufta kundër korrupsionit një nga temat...

Lexo më shumë

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit
30 Korrik, 2025

Në qytetin Tanba të prefekturës Hyogo në Japoni, temperaturat arritën në 41,2 gradë Celsius, duke thyer rekordin e mëparshëm prej...

Lexo më shumë

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues
30 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ka dhënë detaje të rëndësishme mbi projektet e investimeve në...

Lexo më shumë

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë
30 Korrik, 2025

Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh daljen e bizneseve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com