Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

2025/07/04 at 8:39 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

Dhoma e Përfaqësuesve votoi me shumicë të ngushtë pro paketës së taksave dhe të shpenzimeve të Presidentit Donald Trump.

Paketa është kritikuar për shkak të barrës që pritet të shkaktojë në buxhetin e SHBA-së.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi projektligjin për taksat dhe shpenzimet, të kërkuar nga Presidenti Donald Trump.

Deputetët votuan me 218 vota pro dhe 214 kundër për paketën legjislative, e cila u bë e njohur si “One Big Beautiful Bill” dhe për të cilën ka mjaft diskutime dhe kritika.

Edhe senati e ka dhënë dritën e gjelbër. Tani presidenti Trump mund ta nënshkruajë projektligjin në mënyrë që ai të hyjë në fundi më 4 korrik, në ditën e festës kombëtare, sikurse edhe synonte.

Çfarë përmban ‘One Big Beautiful Bill Act’?

Paketa përfshin një përzierje uljesh të taksave individuale dhe atyre të bizneseve, shpenzime masive për kontrollet e imigracionit, rritje të shpenzimeve ushtarake dhe një rritje të stimujve për karburantet fosile.

Gjithashtu ka ndryshime në të drejtën për t’u përfshirë në programet shëndetësore dhe sociale, si dhe mbyllje të disa prej nismave të tranzicionit klimatik të iniciuara nga ish-Presidenti Joe Biden.

Përfituesit kryesorë janë sferat e politikave që kanë qenë themeli i mantrës së Trumpit “Amerika e Para”.

Shpenzime për armatimin dhe kufizimin e imigracionit

Një shumë prej 178 miliardë dollarësh (rreth 150 miliardë euro) do të shkojnë për programe që synojnë të kufizojnë imigracionin, ndër të cilat bëjnë pjesë rifillimi i ndërtimit të murit kufitar me Meksikën, shtimi i personelit dhe i burimeve të policisë kufitare, hetimi dhe përndjekja penale e emigrantëve.

Rreth 153 miliardë dollarë do të shpenzohen për mbrojtjen: ndërtim anijesh, sisteme për mbrojtjen nga raketat, armë bërthamore dhe mbështetje për ndihmën ushtarake në kufi.

Dhe pasi premtimeve gjatë fushatës elektoraledhe në fjalimin e tij të fitores se do të “shponte, sa të mundte” – pra për rritjen e nxjerrjes së lëndëve djegëse fosile -projektligji do të stimulojë si eksplorimin e burimeve dhe eksportet e gazit, dhe do t’u jepë fund koncesioneve dhe stimujve për automjetet elektrike, energjinë e pastër dhe programet e reduktimit të emetimeve.

Gjithashtu do të ketë ulje taksash prej rreth 4.5 trilionë dollarësh (3.8 trilionë euro) për individët dhe bizneset. Këtu përfshihet edhe premtimi i Trumpit për të ndaluar taksimin e bakshisheve dhe të pagesës së orëve shtesë për punë jashtë orarit.

Pakënaqësi dhe kritika

Paketa legjislative “One Big Beautiful Bill”, është kritikuar për shkak të barrës që pritet të shkaktojë në buxhetin e SHBA-së.

Ekspertët e pavarur të buxhetit të Kongresit vlerësojnë se brenda dhjetë viteve planet e Trumpit mund ta rrisin borxhin amerikan edhe me 3.4 trilionë dollarë.

Prandaj këtë ligj e kritikuan edhe republikanët që janë konservatorë për sa i përket politikës fiskale.

Sipas një sondazhi të Universitetit Quinnipiac zhvilluar në mes të qershorit, 53% e amerikanëve e mbështesin projektligjin dhe 27% jo, kurse pjesa tjetër nuk u shpreh as në favor, as kundër.

Pro paketës janë vetëm dy të tretat e votuesve republikanë. Analistët me të cilët foli DW thanë se kur u shpjegon votuesve përmbajtjen e projektligjit mbështetja për të bie, përfshirë edhe votuesit e republikanëve./DW

Ju sugjerojmë

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
Bota

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

5 Nëntor, 2025 8:28 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 5 nëntor 2025

5 Nëntor, 2025 8:25 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Te Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 nëntor 2025

5 Nëntor, 2025 8:23 am
Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
-U tha në Opinion

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

5 Nëntor, 2025 12:45 am
Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
-U tha në Opinion

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

4 Nëntor, 2025 10:28 pm
Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
Bota

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

4 Nëntor, 2025 10:01 pm
Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
Sport

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

4 Nëntor, 2025 9:30 pm
Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
Bota

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

4 Nëntor, 2025 8:49 pm
Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
Aktualitet

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

4 Nëntor, 2025 8:30 pm
Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007
Bota

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007

4 Nëntor, 2025 7:56 pm
Para
U ekstradua nga Franca/Momenti kur mbërrin në Shqipëri ish-truproja e Saimir Tahirit

U ekstradua nga Franca/Momenti kur mbërrin në Shqipëri ish-truproja e Saimir Tahirit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

13-vjeçarja nga Lushnja, kampione bote në Ligën e Karatesë në Kroaci

13-vjeçarja nga Lushnja, kampione bote në Ligën e Karatesë në Kroaci

TE FUNDIT

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
5 Nëntor, 2025

Zohran Mamdani ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në New York City dhe do të bëhet kryetari i parë mysliman...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 5 nëntor 2025

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
5 Nëntor, 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 5 nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
5 Nëntor, 2025

Dashi Mundohu të mos i kushtosh shumë rëndësi fjalëve të të tjerëve sot. Mund të kesh kaluar orë të tëra...

Lexo më shumë

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
5 Nëntor, 2025

Në shenjë respekti, në një lloj “in memoria” për veprën politike të Fatos Nanos, si kryetar i Partisë Socialiste, tre...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com