Telefoni i Laert Haxhiut është dërguar për ekzaminim në laboratorin digjital të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas sekuestrimit të tij në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë.
Lajmi konfirmohet nga gazetari Besar Bajraktaraj, sipas të cilit analizimi synon zbardhjen e komunikimeve të mundshme që Haxhiu ka realizuar gjatë qëndrimit në burg.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se ekzistojnë dyshime serioze se i dënuari mund të ketë vijuar aktivitetin kriminal nga qelia, përmes kontakteve me individë të botës së krimit.
Për këtë arsye, është duke u shqyrtuar mundësia e vendosjes së tij në regjimin e posaçëm të izolimit 41-bis.