Atmosfera u krijua për dy ditë në juglindje të vendit falë edicionit të shtatë të Motor and Rock Festival.
Organizimi bëri bashkë më shumë se 500 motoristë, grupe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe nga vende të Europës. Edhe motoristët, pjesë e grupeve të ardhura nga shtete të ndryshme, vlerësojnë mirëpritjen në Korçë.
Veç paradës së motorëve, nuk munguan as tingujt e muzikës rock, ku në skenën e madhe në Korçë u ngjitën emra të njohur të muzikës. Klan News