Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis rikonstruksioni i Spitalit të Traumës/Koçiu-Vengu: Investim madhor

2025/06/20 at 3:02 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nis rikonstruksioni i Spitalit të Traumës/Koçiu-Vengu: Investim madhor

Ka nisur sot në Spitalin Universitar të Traumës zbatimi i projektit madhor për rikonstruksionin dhe transformimin e kësaj strukture shëndetësore që ofron shërbime mjekësore të specializuar për qytetarët nga i gjithë vendi.

Albana Koçiu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu kanë inspektuar nisjen e punimeve në Spitalin Universitar të Traumës, një tjetër investim madhor i buxhetit të shtetit që do ta transformojë këtë qendër të rëndësishme shëndetësore në një strukturë moderne, funksionale dhe sipas standardeve evropiane.

Gjatë fjalës së saj ministrja Koçiu theksoi se ky projekt transformues përveç rikonstruksionit të ambienteve ekzistuese, do të përfshijë edhe shtim të ambienteve për shërbimet spitalore, rritje të numrit të shtretërve dhe zgjerim të kapaciteteve.

“Spitali i Traumës është një shërbim unik në nivel vendi dhe që trajton politrauma nga gjithë qytetet e tjera. Ndërkohë që Shërbimi i Urgjencës trajton afro 70 mijë urgjenca në vit dhe që gjatë sezonit veror shkojnë dhe në rreth 200-220 urgjenca që është goxha ngarkesë, prandaj është i domosdoshëm dhe shtimi i kapaciteteve”, theksoi Koçiu.

Duke u ndalur tek detajet e projektit, ministrja e Shëndetësisë vuri në dukje impaktin e këtij investimi nga buxheti i shtetit për qytetarët dhe stafin mjekësor.

“Janë 5 blloqe shërbimesh kryesore të cilat tani kanë një rehabilitim të plotë me një fond prej 2.3 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit në bashkëpunim dhe me Ministrinë e Mbrojtjes që garantojnë rritjen dhe shtimin e sipërfaqeve, por ndërkohë dhe përmirësimin e komunikimit dhe qarkullimit brenda përbrenda ambienteve spitalore për pacientet që vijnë, për mjekët që japin shërbim, me qëllim fundor përmirësimin e shërbimit shëndetësor”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në fjalën e tij u ndal tek rëndësia që kjo strukturë unike spitalore ka për ushtarakët dhe shërbimin shëndetësor civil.

“Në kuadër edhe të rritjes së buxhetit të Mbrojtjes po ndërtojmë një mekanizëm buxhetor ku sa herë rritet një kapacitet ushtarak sepse është një kompleks që i shërben edhe ushtarakëve me poliklinikën e tyre, me laboratorët e tyre e në këtë mënyrë të lehtësojmë presionin mbi shërbimin spitalor shëndetësor civil”, – u shpreh ministri Vengu.

Sipas tij, rritja e kapaciteteve në këtë spital është absolutisht emergjencë e nevojë kombëtarë. “Duhet të kemi parasysh që të përshpejtojmë fazat. Buxhetet janë të alokuara dhe jemi në kushtet që mund të vijojmë dhe në fazat e tjera, në mënyrë që të përfundojmë sa më shpejtë”, theksoi ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu. Ky investim në Spitalin Universitar të Traumës është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim, që garanton modernizimin e infrastrukturës, forcimin e kapaciteteve dhe modernizimin e shërbimeve mjekësore.

Ju sugjerojmë

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
-U tha në Opinion

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

5 Nëntor, 2025 12:45 am
Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
-U tha në Opinion

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

4 Nëntor, 2025 10:28 pm
Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
Bota

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

4 Nëntor, 2025 10:01 pm
Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
Sport

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

4 Nëntor, 2025 9:30 pm
Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
Bota

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

4 Nëntor, 2025 8:49 pm
Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
Aktualitet

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

4 Nëntor, 2025 8:30 pm
Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007
Bota

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007

4 Nëntor, 2025 7:56 pm
Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
Kryesore

Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

4 Nëntor, 2025 7:46 pm
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

4 Nëntor, 2025 7:16 pm
Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat
Kronikë

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat

4 Nëntor, 2025 6:49 pm
Para
Inat me ish-kunatin/ E dhunon dhe qëllon me armë drejt banesës, në kërkim autori

Inat me ish-kunatin/ E dhunon dhe qëllon me armë drejt banesës, në kërkim autori

KAS rrëzon kërkesën e PS-së për leximin e votave të rinumëruara

KAS rrëzon kërkesën e PS-së për leximin e votave të rinumëruara

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

TE FUNDIT

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
5 Nëntor, 2025

Në shenjë respekti, në një lloj “in memoria” për veprën politike të Fatos Nanos, si kryetar i Partisë Socialiste, tre...

Lexo më shumë

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
4 Nëntor, 2025

Në homazh të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nano i cili u nda nga jeta më 31 tetor,...

Lexo më shumë

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
4 Nëntor, 2025

Dick Cheney, ish-nënkryetar i SHBA-së dhe një nga arkitektët kryesorë të politikave të “Luftës kundër Terrorizmit”, ka lënë pas një...

Lexo më shumë

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
4 Nëntor, 2025

Erling Haaland rikthehet përballë të kaluarës së tij këtë të mërkurë në mbrëmje, kur Manchester City pret Borussia Dortmundin në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com