Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor

2025/06/14 at 9:02 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor

E nxitur nga turizmi, tregtia me pakicë e ka nisur pozitivisht vitin 2025. Sipas të dhënave të zyrtare nga INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi rritje prej 7.0% në tremujorin e parë 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur për efektet sezonale shënoi gjithashtu rritje me 1.4%.

Rritja më e ndjeshme u vu re në segmentin e dyqaneve të specializuara që përfaqësohen nga supermarketet.

Sipas INSTAT, volumi i shitjeve në grupin “Tregti hidrokarburesh dhe në njësi tregtare të specializuara” është rritur me 13.2% krahasuar me tremujorin e parë 2024.

Në terma tremujorë, krahasuar me fundin e vitit të kaluar, tregtia me pakicë është rritur me 1.7% pas përjashtimit të efekteve sezonale.

Rritja është nxitur nga një performancë e fortë te artikujt ushqimorë, pijet dhe duhani në njësi të specializuara dhe jo të specializuara, si dhe nga rritja e konsumit për karburante dhe hidrokarbure, që kontribuuan ndjeshëm në këtë zgjerim të volumit tregtar.

Shitjet e artikujve ushqimorë në supermarkete u rriten me 2.4 pikë %. Ushqime, pije dhe duhan në njësi tregtare jo të specializuara u rriten me 1.1 pikë përqindje dhe tregtia e hidrokarbureve u zgjerua me 3.2 pikë për qind.

Ky ritëm rritjeje sugjeron një ngjallje të konsumit kryesisht si rrjedhojë e zhvillimeve pozitive në turizëm.

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e parë 2025 është rritur me 4,9 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2024.

Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 13,2 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024.

Në tremujorin e parë 2025, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 1,7 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalisht është ulur me 0,3 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Në ndryshimin vjetor prej +7,0 %, në tremujorin e parë 2025 ndaj tremujorit të parë 2024, në tregtinë me pakicë, grupet kanë kontribuar “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +2,4 pikë përqindje.

Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me +1,4 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me +3,2 pikë përqindje./Monitor

Ju sugjerojmë

OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë
Bota

OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë

21 Qershor, 2025 10:53 am
Dita e Liqenit të Ohrit
Aktualitet

Dita e Liqenit të Ohrit

21 Qershor, 2025 10:37 am
Policia  sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat
Aktualitet

Policia sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat

21 Qershor, 2025 10:23 am
Një grua në krye të DW, Barbara Massing do të jetë drejtorja e re e përgjithshme
Bota

Një grua në krye të DW, Barbara Massing do të jetë drejtorja e re e përgjithshme

21 Qershor, 2025 10:08 am
Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore
Bota

Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore

21 Qershor, 2025 9:53 am
Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona
Aktualitet

Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona

21 Qershor, 2025 9:45 am
“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
Sociale

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

21 Qershor, 2025 9:31 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Rajoni

Kosovë/ Politikanët “abuzojnë” me vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21 Qershor, 2025 9:28 am
Ballkani si depo për migrantë?
Bota

Ballkani si depo për migrantë?

21 Qershor, 2025 9:04 am
Vuçiç niset drejt Moskës
Rajoni

Vuçiç paralajmëron “ndryshime të mëdha” në ushtri

21 Qershor, 2025 8:47 am
Para
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit

Ekonomia gjermane pritet të rimëkëmbet, ekspertët shohin fundin e krizës

Ekonomia gjermane pritet të rimëkëmbet, ekspertët shohin fundin e krizës

TE FUNDIT

OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë

OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë
21 Qershor, 2025

Shefi i Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Filippo Grandi, ka bërë thirrje për më shumë mbështetje ndërkombëtare për...

Lexo më shumë

Dita e Liqenit të Ohrit

Dita e Liqenit të Ohrit
21 Qershor, 2025

21 qershori tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të plotë turistik në tri bashkitë që rrethohen nga Liqeni i Ohrit –...

Lexo më shumë

Policia sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat

Policia  sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat
21 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një 72-vjeçarem, pasi akuzohet se nuk deklaronte shumat e parave, të cilat depozitoheshin nga persona...

Lexo më shumë

Një grua në krye të DW, Barbara Massing do të jetë drejtorja e re e përgjithshme

Një grua në krye të DW, Barbara Massing do të jetë drejtorja e re e përgjithshme
21 Qershor, 2025

Drejtori i përgjithshëm i DW-së, Peter Limbourg, pas dy mandatesh në këtë post nuk rikandidoi më. Këshilli drejtoues zgjodhi (20.06.2025)...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com