Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Netanyahu: Kancelari Merz ka qenë i informuar për sulmet në Iran

2025/06/13 at 4:04 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Netanyahu: Kancelari Merz ka qenë i informuar për sulmet në Iran
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka informuar disa prej partnerëve më të rëndësishëm në botë për sulmet që do të kryente vendi i tij në Iran. Ndër këto vende ka qenë edhe Gjermania.

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se është informuar me telefon në lidhje me veprimet ushtarake dhe objektivat që do të goditeshin në Iran.

Merz bëri të ditur se më pas ka ftuar në takim Kabinetin e Sigurisë së qeverisë federale.

Në një deklaratë për publikun ai tha se “Programi bërthamor iranian shkel dispozitat e Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore dhe përbën një kërcënim serioz për të gjithë rajonin, veçanërisht për shtetin e Izraelit”.

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet”

“Ne riafirmojmë qëndrimin se Izraeli ka të drejtë të mbrojë ekzistencën e tij dhe sigurinë e qytetarëve të tij”, thuhet në deklaratë. Në të njëjtën kohë, Merz u bëri thirrje të dyja palëve të “përmbahen nga hapat që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të destabilizojnë të gjithë rajonin”.

Gjermaniaështë e gatshme “të ndikojë tek palët në konflikt me të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion. Qëllimi duhet të mbetet që Irani të mos zhvillojë armë bërthamore”.

SHBA dhe BM të gatshme të ndihmojnë

Më parë kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Presidenti amerikan Donald Trump tha se ata ishin në dijeni se çfarë do të ndodhë dhe se Izraeli do të sulmojë Iranin. Ministri i Jashtëm amerikan Marco Rubio tha se Amerika nuk ka qenë e përfshirë në sulme ndaj Iranit, por pala amerikane bëri të qartë se do t’i dalë në mbrojtje Izraelit në rast të sulmeve nga Irani. Ngjashëm ka reaguar edhe Britania e Madhe, e cila pohon se do të mbrojë Izraelin nga sulmet.

IAEA: Fordo nuk është prekur nga sulmet

Ndërkohë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) bën të ditur se objekti iranian i pasurimit të uraniumit në Fordo nuk është prekur nga sulmet izraelite deri tani. Agjencia me seli në Vjenë bëri të ditur se objekti ndodhet afërsisht 150 kilometra në jug të kryeqytetit Teheran.

Por objekti i dytë i pasurimit të uraniumit iranian në Natans, në veri të metropolit kulturor qendror iranian të Isfahanit, u sulmua. Këtë ka konfirmuar edhe IAEA. Nivelet e rrezatimit atje nuk janë të larta, raporton agjencia ndërkombëtare./DW

Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë: Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord

Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë: Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord

Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana

Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana

Bie me 1.2% popullsia në Shqipëri, rritet mosha mesatare

Bie me 1.2% popullsia në Shqipëri, rritet mosha mesatare

TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com