Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se mazhoranca e urdhëruar nga kryeministri Edi Rama, nuk pranon të dalë në debate televizive me forcat e tjera politike.
“Ka 3 muaj që sillet si hokatar, si klloun nga skena në skenë dhe që refuzon, burreci 2 metra i gjatë, nuk guxon të ballafaqohet në studio televizive apo në sheshe të qyteteve. Jo vetëm kaq!
Urdhëron edhe Zeqinetë e tij, mos pranoni konfrontim, ballafaqim. Mos pranoni debate me këto zonja e zotërinj, që janë detyrim absolut, qytetar, zyrtar, moral e ligjor. Ai që vjen të të kërkojë votën, duhet të ketë kurajo të dalë para teje”, tha ai.
Më tej, ai ka ironizuar edhe kandidaten e PS-së për qarkun Fier, Zegjine Çaushi.
“Ju, pensiositët, rrogëtarët, mjekët, mësuesit, naftëtarët u grabisin me miliarda euro dhe pastaj bëjnë fushatën alla Zegjineja, apo Zeqirie, si quhet kjo. Jo, të dashur familjarë të dhëndrit, ju jeni me ne. Sepse ju, nuk mund të mohoni, se të trajtosh pensionistin me një pension që, nuk i mjafton as për kafshatën. Të trajtosh pensionistin me një pension që nuk blen dot ilaçet, është krim“, u shpreh Berisha.