Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet e 11 majit/ PPE miraton unanimisht rezolutën e propozuar nga PD

2025/04/30 at 4:01 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet e 11 majit/ PPE miraton unanimisht rezolutën e propozuar nga PD

Partia Popullore Evropiane ka miratuar një rezolutë  me propozimin e Partisë Demokratike  për zgjedhjet e 11 majit. PPE shpreh shqetësim për situatën politike në vend, ndërsa Shqipëria është vetëm dy javë larg zgjedhjeve.


Të mbështetur në raportet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit, vlerësimet nga Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2023 nga Transparency International, Indeksi i Projektit Botëror të Drejtësisë për vitin 2024 dhe raportin e DASH për të drejtat e njeriut, në rezolutë thuhet se PPE vëren një përkeqësim alarmues të standardeve demokratike në Shqipëri.

Rezoluta evidenton një sërë shkeljesh të përsëritura që, sipas PPE-së, minojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Raportet e lartpërmendura kanë evidentuar shkelje serioze, përfshirë keqpërdorimin e burimeve shtetërore, blerjen e votës, shkeljen e fshehtësisë dhe lirisë së votës, si dhe njëanshmërinë mediatike. Vëzhgimet më të fundit dhe burimet e sipërpërmendura përmblidhen në përfundime të qarta: se zgjedhjet po minohen nga manipulimi dhe abuzimi me pushtetin; se pluralizmi politik po shtypet përmes presionit institucional; dhe se sundimi i ligjit nuk po garantohet për shkak të kapjes së sistemit gjyqësor dhe pandëshkueshmërisë”, thuhet në rezolutë.

Sipas rezolutës, PPE është veçanërisht e shqetësuar për moszbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, abuzimin sistematik me burimet shtetërore dhe ndikimin politik në institucionet publike. Raportet vënë në dukje mungesën e ndëshkimeve për shkelje zgjedhore dhe pengimin e pluralizmit politik.

“PPE shpreh shqetësimin për veprimet e vazhdueshme ligjore dhe presionin ndaj liderëve të opozitës, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive”, thuhet në rezolutë.

PPE u bën thirrje Bashkimit Europian, OSBE-së, Këshillit të Europës dhe institucioneve ndërkombëtare demokratike që t’i kërkojnë autoriteteve shqiptare të:

Ndërpresin çdo formë të pretenduar të keqpërdorimit të pushtetit shtetëror, blerjes së votës, frikësimit të votuesve dhe manipulimit elektoral;

Sigurojnë që zyrat përkatëse të prokurorisë të hetojnë në mënyrë të plotë dhe të shpejtë, para zgjedhjeve, të gjitha akuzat për krime të lidhura me procesin zgjedhor, të çojnë autorët para drejtësisë dhe të vendosin një standard të qartë të hetimit dhe ndëshkimit;

Garantojnë akses të barabartë në media për të gjithë aktorët politikë dhe të ruajnë mbikëqyrjen e pavarur të procesit zgjedhor.

Gjithashtu, PPE paralajmëron se vijimi i shkeljeve mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“PPE gjithashtu i bën thirrje institucioneve evropiane, OSBE/ODIHR-it dhe Këshillit të Europës që të zbatojnë mekanizmat e kushtëzimit në procesin e anëtarësimit në BE, nëse shkeljet vazhdojnë”, thuhet më tej.



Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Stresi i lidhur me punën shkakton mbi 10 mijë vdekje në vit në Evropë

Stresi i lidhur me punën shkakton mbi 10 mijë vdekje në vit në Evropë

Berisha takon Komisionerin e BE, Hahn: Do ngre zërin për problematikat e PD

Berisha takon Komisionerin e BE, Hahn: Do ngre zërin për problematikat e PD

Rama në Kukës: Pensioni minimal jo më pak se 200 euro brenda 10 viteve

Rama në Kukës: Pensioni minimal jo më pak se 200 euro brenda 10 viteve
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}