Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë mëngjesin e së dielës.
Sipas Tv Klan, në lidhje të drejtpërdrejtë, raporton se ekzistojnë dy dyshime për viktimës.
Ai mund të ketë qenë pjesë e grupeve kriminale të Vlorës, ose kishte dijeni për ndonjë ngjarje, për të pasuar kështu në ekzekutimin e tij.
Deri më tani ende nuk ka asnjë pistë konkrete hetimi nga policia, duke qenë se ka mungesa të provave materiale.
“Në kamerat e sigurisë nuk është kapur asnjë nga atentatorët, por në kamerat e sigurisë mund të shihet mjaft qartë vetëm një sekuencë e shkurtër, ku 58-vjeçari, duke kaluar e duke iu drejtuar shtëpisë së tij, bie në tokë.
Ka dyshime se porosia për vrasjen e 58-vjeçarit mund të ketë ardhur nga jashtë shtetit. Dyshohet se Renato Hoxhaj mund të ketë qenë e grupeve kriminale në Vlorë ose mund të ketë pasur një informacion për ndonjë ngjarje të ndodhur”, shkruan tvklan.
Lidhur me arrestimin e bashkëpunëtorit të autorit të krimit, E.Mehmeti, ai ka rënë në pranga një ditë më parë.
Ai dyshohet se ka ndihmuar autorin e krimit që të lëvizë me makinë nga vendngjarja.