Rijetëzimi i Ish-Uzinës së Autotraktorëve, Rama:Një hapësirë ku do të ketë punë dhe…

Ditën e sotme është prezantuar projektin e rigjallërimit të Ish-Uzinës së Autotraktorëve, e cila do të vihet në shërbim të Industrisë Ushtarake për prodhimin e uniformave dhe montimin e mjeteve të blinduara, transportuesve të artilerisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave.

Prezent në këtë prezantim ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se ky projekt do të plotësojë të gjitha nevojat e shërbime të forcave të armatosura, policisë, zjarrfikëses, e me një kosto më të lirë.

“Këtu bëhet fjalë për një zhvillim shumë pozitiv për forcat tona të armatosura, ekonominë kombëtare edhe komunitetin këtu, pasi në kuadrin e rilindjes së industrisë ushtarake në Shqipëri ne kemi një sërë projektesh për rijetësimin e një infrastrukture të vjetër, të mbetur jashtë funksionit si kjo këtu. Synimi ynë është që të ndërtojmë një rrjet të plotë të prodhimit në vend për nevojat e forcave tona të armatosura, policisë, zjarrfikëse, por edhe për eksport.

Kjo do bëjë që nga një anë rritja e përvitshme e buxhetit të mbrojtjes të shkojë për të stimuluar ekonominë tonë kombëtare. Nga ana tjetër përmes krijimit të këtyre hallkave të reja prodhuese të krijohen vende të reja pune për teknikë dhe ekspertë të nivelit të lartë dhe sigurisht, patjetër edhe përmes këtij procesi të stimulojmë edhe teknologjinë e inovacionin. Kjo është pak a shumë panorama brenda së cilës hyn e kjo strukturë.

Nga ana tjetër do të fillojmë edhe investimin për prodhimin e veshjeve, uniformave ushtarake dhe të policisë në vendin tonë, pasi edhe në këtë aspekt i kemi të gjitha mundësitë që të bëjmë prodhime të cilësisë shumë të lartë dhe të krijojmë vende pune, të furnizojmë forcat tona të armatosura e të rendit me uniforma shumë cilësore e më pak të kushtueshme. Nga ana tjetër të krijojmë një bazë prodhuese që do mund të shërbejë edhe qëllimit të eksportit. Kështu që në këto mijëra metra katror që sot janë jashtë çdo funksioni, do krijojmë një hapësirë ku do të ketë punë, ekonomi, e zhvillim”, tha Rama.




Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT