Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tarifa 10% e Trump, eksportuesit shqiptarë kërkojnë ndihmën e qeverisë

2025/04/05 at 5:22 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tarifa 10% e Trump, eksportuesit shqiptarë kërkojnë ndihmën e qeverisë

Paketa e re e politikave të shpallura nga Shtetet e Bashkuara pritet të ndikojë edhe në shkëmbimin tregtar me Shqipërinë.

Sidomos për bimët mjekësore ku tregu amerikan zë peshën më të madhe të eksporteve të tyre.

Nga një tarifë zero që është aktualisht, eksportuesit e bimëve medicinale do të përballen me një tarifë 10%.

“Për ne ka qenë pak si e pabesueshme sepse nuk e prisnim. Ne kemi qenë si shtet, ka qenë i preferuar nga Amerika dhe kemi qenë pa tarifa doganore. 35% të eksporteve shqiptare shkojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe esencat. Një pjesë e bimëve armatike mjekësore përdorin si të thuash Turqinë si trampolinë, po përsëri, sherebelat, 1 mijë tonë sherebelë që eksportohet përfundon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh kryetari i EPCA-s, Xhevit Hysenaj.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve dhe Eksportuesve të Esencave dhe Bimëve Mjekësore të Shqipërisë, Xhevit Hysenaj, tha se e rëndësishme është të mbrohen fermerët, ndaj janë në diskutime me palën amerikane.

“Është e pamundur t’u kalosh fermerëve një ngarkesë të tillë. Fermerët shqiptarë janë në pikën më të keqe të tyre, ku ata janë në dilemë, të vazhdojnë kultivimet apo të ndërpresin prodhimin e tyre. Ne do të bëjmë të pamundurën që të negociojmë me partnerët dhe blerësit tanë që të ndajmë këtë kosto dhe do shohim se çfarë mundësish dhe alternativash mund të krijojmë nëse do përballojmë apo jo”, shtoi më tej Xhevit Hysenaj.

Sipas Hysenajt, sektori i bimëve aromatike dhe mjekësore janë më të prekurit edhe nga kursi i këmbimit.

“Ne kemi tre vite, dy vite e gjysmë që vuajmë nga rënia drastike e Dollarit, mbi 20 e ca për qind. Vështirësitë pothuajse të gjitha kompanitë vitin e kaluar kanë dalë me humbje, pikërisht për këtë efekt të Dollarit. Ka patur dhe probleme që kanë ndikuar në mënyrë drastike ka qenë dhe largimi i fuqisë punëtore”, tha Hysenaj.

Eksportet drejt Amerikës për vitin 2024 zënë 2% të totalit të eksporteve të vendit, me një vlerë prej 7 miliardë Lekëve, ku peshën më të madhe e zë eksporti i gizës dhe çelikut, ndërsa bimët mjekësore përbëjnë 23% të eksporteve në SHBA, me vlerë 1.6 miliardë Lekë.

Klan News

Ju sugjerojmë

Vrau me armë kolegun, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin
Kronikë

Vrau me armë kolegun, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin

17 Dhjetor, 2025 10:44 am
Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë – Janinë
Rajoni

Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë – Janinë

17 Dhjetor, 2025 10:16 am
Spiropali takon ministrin grek të Mbrojtjes: Forcojmë bashkëpunim për sigurinë
Aktualitet

Spiropali takon ministrin grek të Mbrojtjes: Forcojmë bashkëpunim për sigurinë

17 Dhjetor, 2025 10:15 am
Qindra miliona euro të pezulluara, disa të humbura: Ç’pësoi Kosova nga masat e BE
Kryesore

Bashkimi Europian nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës

17 Dhjetor, 2025 10:12 am
Buxheti/ Këshillitarët e PS kërkesë SPAK: Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje
Kryesore

Buxheti/ Këshillitarët e PS kërkesë SPAK: Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje

17 Dhjetor, 2025 10:10 am
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?
Bota

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?

17 Dhjetor, 2025 8:35 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 17 dhjetor 2025

17 Dhjetor, 2025 8:33 am
Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
-U tha në Opinion

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

16 Dhjetor, 2025 11:08 pm
Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
-U tha në Opinion

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

16 Dhjetor, 2025 11:03 pm
Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

16 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Para
Tiranë/ Të shpallur në kërkim për vjedhje, kanosje dhe drogë, policia arreston tre persona

Automjeti doli nga rruga, i mituri përplas për vdekje 55-vjeçarin në Durrës

Kosovë/ Vajza godet me thikë babain pas një konflikti të çastit

Punëtori i ndërtimit në Kosovë humb jetën nga rrëshqitja e dheut

Tifozët e Flamurtarit “pushtojnë” fushën, sulmohet trajneri i Besës

Tifozët e Flamurtarit “pushtojnë” fushën, sulmohet trajneri i Besës

TE FUNDIT

Vrau me armë kolegun, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin

Vrau me armë kolegun, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin
17 Dhjetor, 2025

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin Ludjan Zaimi. Gjykata nuk pranoi rekursin...

Lexo më shumë

Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë – Janinë

Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë – Janinë
17 Dhjetor, 2025

Policia Kufitare në Kakavijë është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën...

Lexo më shumë

Spiropali takon ministrin grek të Mbrojtjes: Forcojmë bashkëpunim për sigurinë

Spiropali takon ministrin grek të Mbrojtjes: Forcojmë bashkëpunim për sigurinë
17 Dhjetor, 2025

Në ditën e dytë të vizitës së saj zyrtare në Athinë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...

Lexo më shumë

Bashkimi Europian nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Qindra miliona euro të pezulluara, disa të humbura: Ç’pësoi Kosova nga masat e BE
17 Dhjetor, 2025

Nga BE njoftohet se janë liruar mjetet financiare për katër projekte si rrjedhojë e asaj që është vlerësuar si “transferim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com