Një vrasje me armë zjarri është shënuar ditën e sotme në lagjen “Mark Lula” në Shkodër.
Uniformat blu njoftojnë se vrasja ka ndodhur brenda një automjeti, ku është gjetur pa shenja jete 34-vjeçari Kolë Manaj dhe e plagosura Anila Ndoka.
Ajo është dërguar në spital në gjendje shumë të rëndë për jetën. Mësohet se Anila Ndoka është nënë e 3 fëmijëve.
Sipas Klan News mësohet se autori dhe e plagosura kanë bashkëjetuar prej 4 vitesh së bashku. Dyshohet se 34-vjeçari e ka qëlluar bashkëjetuesen e tij me plumb në kokë teksa ndodheshin brenda automjetit tip “Tiguan”.
Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat e rastit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.