Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dërguar një mesazh urimi për 17-vjetorin e Kosovës, teksa ndodhet në parburgimin e Durrësit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thotë se sot është një ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës dhe ditët më të ndritura që Kosova i ka përpara.
“Urime 17 vjetorin e Pavarësisë Kosovë!
Një ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës dhe ditët më të ndritura që Kosova i ka përpara.
Përqafime vëllazërore dhe urime të përzemërta për këtë ditë historike!“, shkruan Veliaj.