Gjykatat e Korçës ka shpallur fajtorë 4 të akuzuarit për vrasjen e Martin Çeços të ndodhur në fshatin Kolanec të Maliqit, më 12 qershor 2022.
Mësohet se të akuzuarit Valter Mollaj, Edlir Mollaj, Martina Pajollari dhe Blendi Angjo janë dënuar me akuzën e vrasjes me paramendim.
“Vrasja e Martin Çeços është trajtuar dje nga Gjykata e Korçës, ku katër persona janë shpallur fajtorë për këtë vrasje të ndodhur në fshatin Kolanec të Maliqit, më 12 qershor 2022. Prokuroria, ka bazuar kërkesën për burg në dëshmitë e dhëna nga të akuzuarit, duke kërkuar dënimin e tyre për veprën penale “Vrasje me paramendim”.
Gjykata ka dhënë këto dënime:
* Valter Mollaj: 25 vjet burg
* Edlir Mollaj: 23 vjet burg
* Martina Pajollari: 20 vjet burg
* Blendi Angjo: 15 vjet burg,
Pavarësisht këtij vendimi, mbrojtja ka paralajmëruar apelim”, njofton Gjykata.