Një automjet tip “Benz” është përfshirë në një aksident mesditën e kësaj të diele. Duke qarkulluar me shpejtësi të lartë përgjatë aksit Transballkanike në afërsi të paraburgimit të Vlorës, mjeti ka rrëshqitur duke dalë në trafikndarëse.
Mjeti me shpejtësi në kthesë ka tentuar të frenojë por për shkak të lagështisë në rrugë nuk ka mundur duke përfunduar në drejtimin e kundërt në trafikndarëse.
Ai ka goditur shtyllën e cila është rrëzuar përtokë dhe fatmirësisht nuk ka rënë mbi një tjetër automjet pasi aksi është tepër i frekuentuar në këtë orar të ditës.
Si pasojë e aksidentit ka dëme të shumta materiale por drejtuesi i mjetit i cili udhëtonte në ato momente vetëm ka shpëtuar pa pësuar lëndime.