Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me vrasjen e ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë, ku babi vrau të birin me thikë.
Sipas autoriteteve, 74-vjeçari Hekuran Gjoni goditi me thikë djalin e tij Asim Gjon, 37 vjeç, pas një konflikti të çastit.
Për shkak se plagët ishin të rënda, 37-vjeçari humbi jetën pasi mbërriti në spital. Lidhur ngjarjen e rëndë, policia ka bërë arrestimin e 74-vjeçarit, mbi të cilin rëndon akuza “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”