Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka sekuestruar mbi 1 milion euro pasuri të shtetasit me iniciale N.GJ.
Në njoftimin e prokurorisë theksohet se ndaj shtetasit rëndojnë disa vepra penale.
Njoftimi:
I dënuar për disa vepra penale, Prokuroria Fier sekuestron mbi 1 milionë euro pasuri të shtetasit N.GJ.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier sekuestroi mbi 1 milionë euro pasuri të shtetasit, N.Gj, dhe familjarëve të tij, i dënuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
Në kuadër të procedimit pasuror nr.5 të vitit 2024, të nisur kryesisht, nga hetimet pasurore u provua se disa prej pasurive në pronësi dhe posedim të shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij e kishin burimin në veprimtarinë kriminale të kryer prej këtij shtetasi.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier paraqiti në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, kërkesën për sekuestrimin e pasurive së këtyre shtetasve. Më konkretisht sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:
- Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 100 m2, ndodhur në objektin “Godinë banimi e shërbimi 2-7-10 kate me garazh (nën tokë)-kati përdhe dyqane”, Durrës;
- Pasuri e llojit “aparatament”, me sipërfaqe 60,5m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “aparatament”, me sipërfaqe 62m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 91,6m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 71,2m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 70m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 88,5m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76,8m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76m2, Plazh/13, Durrës;
10. Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 165m2, Plazh/13, Durrës; - Pasuri e llojit “njësi”, sipërfaqe 60m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “apartament”, me nr.27, me sipërfaqe 75.7 m2, Tiranë;
- Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 103.2 m2, Tiranë;
- Pasuri e llojit “apartament”, me nr.44, me sipërfaqe 80.6 m2; Tiranë;
- Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 12, me sipërfaqe 40,3 m2, Tiranë;
- Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 13, , Tiranë;
- Pasuri e llojit “apartament”, me nr.5/449+2-15, me sipërfaqe 68,85m2, Tiranë;
- Pasuri e llojit “ndërtesë”, me nr.6/319/ND, me sipërfaqe 115.8 m2, Tiranë.
- Pasuri e llojit “apartament”, me nr.3/138+1-2, me sipërfaqe 83,1m2, , Tiranë.
- Kuotat e shoqërisë “Erini-2013” sh.p.k.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale.