Edhe në sheshin Wilson ka pasur disa tensione me policinë.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i kërkuan policisë që të largohen.
Ata kanë kërkuar që të respektohet tubimi paqësor dhe të mos ushtrohet dhunë.
Tedi Blushi: Duhet të kishit marrë masa, mos provokoni një protestë paqësore. Keni marrë urdhër të ushtroni dhunë. Ne nuk ikim, nuk largohemi që këtu, ju kemi njoftuar në respekt të ligjit, të kushtetutës.
Gazment Bardhi: Merrni masa për të garantuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve për tubim paqësor. Ju lutem largoni punonjësit e policisë dhe na lejoni të ushtrojmë të drejtën tonë për tubim paqësor.