Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës “arrest në burg” për 14-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij.
Seanca gjyqësore e cila zgjati pak minuta u zhvillua në ambientet e spitalit ku i mituri ndodhet i shtruar. Kjo prej plagës që ai ka marrë me thikën që ka përdorur vetë.
Ishin togat e zeza të Gjykatës së Tiranës që morën vendimin, pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës për rëndim akuze ndaj të miturit, konkretisht për “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi të Hënën më 18 nëntor pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.