Ish-drejtuesi i Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona ka rënë në prangat e policisë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Në kërkim për këtë çështje janë shpallur Bledar Zerba dhe Leandro Dervishi.
Masa e sigurisë i është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 3 shtetasve për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht:
Bledar Zerba, 42 vjeç, banues në Durrës dhe Leandro Dervishi, 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.