Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së mërkurë në Lezhë kanë shkaktuar përmbytje në disa zona.
Reshjet me intensitet më të lartë, ishin të përqëndruara kryesisht në fshatin Fishtë, aty ku u bllokuan rrugë dhe u rrezikuan banesa dhe familje.
Në lidhje më këtë situatë, ka folur sot kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili theksoi se ishte një situatë e vështirë, por që forcat e emergjencave dhe të bashkisë ndërhynë duke bërë të mundur të mos ketë pasoja në njerëz.
Ndreu theksoi gjithashtu se do të marrin masa parandaluese që situata të tilla që mos të ndodhin më.
Gjithsesi ka shumë punë për të bërë, po bashkë me emergjencat, me bordin e kullimit do të vlerësojmë të gjitha gjërat dhe do japim me projekt se çfarë duhet të riparohet dhe faturën financiare që duhet”, tha Ndreu.