Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova përfaqësohet në CEFTA me emrin e saj

2024/10/10 at 9:40 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosova përfaqësohet në CEFTA me emrin e saj

Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s, që këtë vit kryesohet nga Serbia, vendosi që Kosova tani e tutje në këtë organizatë të tregtisë së lirë do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, dhe me emrin e saj, por me fusnotë, dhe jo më si deri tash nga përfaqësues të misionit të OKB-së, UNMIK.

“Përfundimisht pjesëmarrja e UNMIK është larguar nga CEFTA dhe kjo vjen si rezultat i përpjekjeve të shumta, konsistencës dhe përkushtimit të Kosovës për të rregulluar pozicionin e saj në këtë mekanizëm dhe nga sot në takimet e Komiteteve të përbashkëta Kosova do të përfaqësohet nga institucionet e saj dhe pa prezencën e UNMIK-ut”, konfirmoi ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në qeverinë e Kosovës, Rozeta Hajdari.

Kosova e mirëpret vendimin për pranimin e saj

Pranimi i Kosovës me emrin e saj në CEFTA u mundësua pasi Kosova vendosi që të heqë masën e ndalesës për mallrat serbe që ishte kërkesë e qeverisë gjermane. Për zyrtarë nga zyra e kryeministrit Albin Kurti, vendimi i komitetit të përbashkët të CEFTA nën kryesimin e Serbisë, që ta pranojë Kosovën me emrin e saj, është tregues që gradualisht Serbia po e pranon realitetin e ri në Kosovë.

“Ka pas shumë presidenca CEFTA por nuk është larguar, e që tregon se është momenti i fundit që të jetojmë në realitet në kuptimin që Serbia e pranon çdo herë e më shumë pavarësinë e Kosovës, shtetin e pavarur dhe e njeh realitetin.

Mendoj që ky është një rezultat kolektiv i qeverisë dhe një ditë shumë e mirë me rëndësi për Procesin e Berlinit ku pas 5 ditë atje do të arrijmë marrëveshje të re”, deklaroi këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj.

Me heqjen e ndalesës së importit të mallrave nga Serbia dhe pranimin e Kosovës me emrin e saj në CEFTA, kryeministri Albin Kurti, do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit.

Baerbock: Zhbllokimi i CEFTA-s afron Ballkanin Perëndimor

Ndryshimet në Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore CEFTA, pasuan vendimin e dy dite më parë të qeverisë së Kosovës që të heqë masën e ndalimit të importeve të mallrave nga Serbia. Përfaqësimin e Kosovës me emrin e saj në CEFTA e vlerësoi pozitivisht Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e cila tha se “me zhbllokimin e CEFTA-s është duke u afruar Ballkani Perëndimor me njëri-tjetrin”.

“Në Procesin e Berlinit ne ishim në gjendje të punonim së bashku për ta zgjidhur nyjën në marrëveshjen e tregtisë së lirë CEFTA. Duke bërë këtë, ne hapim rrugën për përmirësime konkrete për banorët vendës dhe forcojmë Evropën tonë të përbashkët”, shkroi Baerbock.

Gjermania vazhdimisht ka këmbëngulur se ndalimi i importit të mallrave nga Serbia dëmton marrëveshjen CEFTA-s dhe Procesin e Berlinit, nismë kjo që synon të ndihmojë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe t’i afrojnë ato me Bashkimin Evropian. Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, qëndroi disa herë në Kosovë në muajt e fundit, dhe vazhdimisht paralajmëronte se ndalesa e mallrave serbe bllokonte punën e CEFTA-s, dhe se, për shkak të saj, Kosova rrezikon të mos marrë pjesë në Procesin e Berlinit.

Procesi i Berlinit këtë vit shënon 10-vjetorin e themelimit.

Mekanizmi ishte një nismë e vitit 2014 e iniciuar nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, që synonte thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen e procesit të anëtarësimit të këtij rajoni në Bashkimin Evropian. Takimi i radhës i Procesit të Berlinit mbahet më 14 tetor./DW

Ju sugjerojmë

DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur
Aktualitet

DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur

21 Qershor, 2025 4:16 pm
16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë …
Aktualitet

16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë …

21 Qershor, 2025 3:56 pm
REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin
Bota

REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin

21 Qershor, 2025 3:42 pm
Raporti i KiE: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese
Kryesore

Raporti i KiE: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese

21 Qershor, 2025 3:23 pm
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës
Rajoni

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

21 Qershor, 2025 3:11 pm
The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
Bota

The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet

21 Qershor, 2025 3:00 pm
Astir/Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj,pranga 39-vjeçarit
Aktualitet

Astir/Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj,pranga 39-vjeçarit

21 Qershor, 2025 2:50 pm
Sarandë/ Vidhte para në automjetet e turistëve, vihet në pranga 29-vjeçari
Aktualitet

Sarandë/ Vidhte para në automjetet e turistëve, vihet në pranga 29-vjeçari

21 Qershor, 2025 2:33 pm
Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë
Politikë

Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë

21 Qershor, 2025 2:09 pm
Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran
Bota

Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran

21 Qershor, 2025 1:55 pm
Para
Spiropali nga Kavaja: Mbështetja e  operatorëve turistikë është prioritet për zhvillimin e sektorit të turizmit

Spiropali nga Kavaja: Mbështetja e operatorëve turistikë është prioritet për zhvillimin e sektorit të turizmit

Opozita u vuri zjarrin karrigeve, reagon Spiropali: Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët…

PD e quajti anulimin e seancës plenare vendim personal të kryeparlamentares, reagon Spiropali

Zbulohet në Tiranë magazina shtetërore ku kultivohej kanabis

Zbulohet në Tiranë magazina shtetërore ku kultivohej kanabis

TE FUNDIT

DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur

DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur
21 Qershor, 2025

Shqipëria nuk është më një perlë e fshehur, pasi në vitin 2024, më shumë se 11.7 milionë turistë të huaj...

Lexo më shumë

16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë …

16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë …
21 Qershor, 2025

Përdoruesit e internetit janë këshilluar të ndryshojnë fjalëkalimet dhe të përmirësojnë sigurinë e tyre digjitale, pas raportimeve se rreth 16...

Lexo më shumë

REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin

REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin
21 Qershor, 2025

Teksa tensionet në Lindjen e Mesme sa vijnë e rriten, mediat shtetërore iraniane po riciklojnë përmbajtje të vjetër vizuale —...

Lexo më shumë

Raporti i KiE: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese

Raporti i KiE: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese
21 Qershor, 2025

Pak orë para diskutimit në Asamblenë Parlamentare të KiE të raportit për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, Klan News...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com