Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të drejtuesve politikë të Partisë Socialiste në takim me qytetarët, teksa përgatiten për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, që mbahen vitin e ardhshëm.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shprehet se do të ketë një angazhim kapilar në çdo qark të vendit.
“Angazhimi kapilar në çdo qark të vendit, ku në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së PS2030 për SHQIPËRINË2030”, shkruan Rama./Opinion.al