Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, foli në konferencë për shtyp lidhur me listë e zgjedhur për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Ai deklaroi se Rey Manaj, Medon Berisha dhe Keidi Baren për shkak të dëmtimit nuk janë marrë në Kombëtare.
Silvinjo tha se Adrion Pajaziti është një lojtar shumë i mirë, ndërsa për Abrashin theksoi se mund të japë shumë për ekipin.
“Ne kemi tre lojtarë të dëmtuar. Manaj pasi është rikthyer te klubi nga Kombëtarja, u dëmtua dhe nuk ka luajtur më. Kemi folur me lojtarin dhe klubin dhe nuk kemi dashuar ta rrezikojmë. E njëjta ka ndodhur edhe me Medon Berishën. Bare është dëmtuar ndaj Elche dhe nuk ka luajtur nga ajo kohë. Kemi qenë në kontakt me Zaragozën, por duhet ende kohë.
Pajazitin e njoh. Ka bërë një ndryshim shumë të mirë. Po luan në Kroaci dhe më pëlqen shumë si luan. Abrashi është një lojtar që mund të japë më shumë për Kombëtaren. Kemi lojatrë si Asllani, Mucci, Mitaj. Abarashi është lojtar, që unë nëse kam nevojë, mund ta aktivizoj dhe kam besim tek ai”, tha Silvinjo.
Trajneri i Shqipërisë, foli edhe për Indrit Tucin, për të cilin tha se e ka ndjekur edhe në stërvitje me Spartën e Pragës, por në fund ka bërë zgjedhje të tjera, duke i lënë hapur derën e Kombëtares.
“Tucin e kam parë me Spartën e Pragës. E kam ndjekur edhe në stërvitje. Kemi bërë zgjedhje. Mua më pëlqen të luaj me një lojtar para. Ka shumë ekipe që nuk e kanë një “9” para. Kemi Dakun dhe Manaj që e bëjnë atë rol. Në rastin e Asanit, deri tani Laçi është përshtatur në rolin e tij. Për Zekën dhe Spahiun, Kombëtarja është e hapur. Ne duhet të shikojmë edhe lojtarë të tjerë, që mund të na shërbejnë. Nuk mendoj se tani nuk është momenti i Albion Ademit”, deklaroi Silvinjo.