Rrallëherë djemtë e futbollistëve të mëdhenj kanë arritur t’i tejkalojnë baballarët e tyre në të njëjtin sport.
Enzo Zidane sigurisht që nuk është njëri prej tyre. Djali i madh i legjendës franceze Zinedine Zidane, ka marrë vendimin të tërhiqet përgjithmonë nga futbolli i luajtur në moshën 29-vjeçare.
Sipas spanjolles AS, Enzo është shprehur se do që t’i përkushtohet vetëm tre vajzave dhe familjes së tij në vijim.
Mesfushori francez e nisi karrierën në akademinë e Real Madridit, por nuk arriti të bënte kurrë karrierën që ëndërronte. Ndër të tjera ai ka veshur fanellën e Alaves, Almeria dhe Aves, ndërsa Fuenlabrada, në divizionin e 3-të të Spanjës, ishte skuadra e tij e fundit.