Territori shqiptar është përfshirë ditët e fundit nga reshjet e shiut dhe moti i paqëndrueshëm.
Anëtarja e Kryesisë së PD, Jola Hysaj ka publikuar ditën e sotme pamje nga qyteti i Durrësit, që siç shihet për shkak të reshjeve të shiut disa rrugë janë përmbytur.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hysaj me ironi thotë se qytetarët e Durrësit duhet të marrin çizmet prej llastiku me vete, për të mundësuar kalimin në rrugët e dimrit .
Postimi i plotë
Mirëmëngjesi,
DURRËSI LIVE
I kujtoj të gjithë qytetarëve të Durrësit të mos harrojnë të marrin çizmet e llastikut me vete .
Sepse “gondolat” dhe “gomerdaret” që si gjithmonë I duhen për të mundësuar kalimin në rrugët e dimrit , na janë bërë të zakonshme tashmë .
Pasi mbarojë së “xixëlluari” qytetin, kukulla do “xixëlloj” dhe qarkun tani.