Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku tre persona kanë inskenuar një aksident.
Bëhet fjalë për A.M, F.B dhe E.R., të cilët sipas policisë, inskenuar një përplasje mjetesh me dëme materiale. Në momentin që janë konstatuar nga policia, një prej tyre ka tentuar të largohet, por është kapur.
Arrestimi në flagrancë u bë pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit në sigurinë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetët”, pasi në datën 18.08.2025, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë inskenuar një përplasje mjetesh me dëme materiale, në momentin që shërbimet e kanë konstatuar, njëri nga autorët është larguar në vrap, por është kapur nga punonjësi i policisë, thuhet në njoftim.