Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Ilir Beqajn.
Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më datë 7 gusht në orën 13:00.
Beqaj kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, nga arrest në burg në arrest shtëpie, me garanci pasurore pesë milionë lekë të reja.
Ish-ministri mbahet nën masën e ‘arrestit me burg’ nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kujtojmë që Beqaj u arrestua më datë 4 korrik nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nën dyshimet për një skemë korrupsioni me fondet e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC).