GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Xhelal Rrajën, i cili u arrestua dy ditë më parë në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Xhelal Rraja është vëllai i ish-deputeti socialist, Rrahman Rraja.
Ai akuzohet se ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles dhe do të siguronte kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e ish-deputetit socialist Arben Ndoka.