Zjarri që shpërtheu mesditën e së enjtes pranë vendbanimit Stimaga në Korinthia, ka dalë jashtë kontrollit .
Forcat tokësore dhe ajrore po “luftojnë” për të parandaluar përhapjen pranë banesave.
Në vendngjarje, konkretisht po punojnë 140 zjarrfikës me 45 automjete, gjashtë njësi këmbësorie dhe 17 mjete ajrore, përfshirë 11 avionë dhe gjashtë helikopterë.
“Kemi shpëtuar në momentin e fundit me ujëmbajtëse që i kemi sjellë nga komunat fqinje. Kemi bërë një përpjekje të madhe me vullnetarë”, tha kryebashkiaku.
Sipas informacioneve të fundit, zjarri po largohet nga Velo Korinthia dhe ka nisur të drejtohet drejt Nemeas.