Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ Ritakimi 2 vite pas divorcit, Blero i kërkon falje publikisht Afronës: Unë jam arsyeja që martesa s’funksionoi

2024/06/25 at 8:10 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/ Ritakimi 2 vite pas divorcit, Blero i kërkon falje publikisht Afronës: Unë jam arsyeja që martesa s’funksionoi

E lajmëruar prej kohësh duke i lënë në pritje të gjithë, Afrona Dika ka publikuar më në fund intervistën me Bleron. Kjo intervistë vjen 2 vite pas divorcit të tyre të bujshëm që erdhi pas 7 vitesh së bashku. Dyshja i dha fund martesës në vitin 2022.

Që në fillim të bisedës, të dy shprehen se ky shpjegim s’është vetëm për ta, por edhe për publikun që të dijë arsyet dhe të shërbejë si një reflektim për mënyrën e komunikimit mes çifteve, edhe pas ndarjes.

Afrona e nis intervistën me një pyetje të drejtpërdrejtë ndaj ish-bashkëshortit të saj, që e zë Bleron disi në befasi.

Afrona Dika: Pse erdhi deri këtu ku jemi sot, Blerim?

Blero: Sepse mendoj prej disa vendimeve të mia personale që s’kanë qenë të matura, s’kanë qenë të  duhura në atë kohë. Besoj që kanë qenë gabim, sido që të jetë ne jemi njerëz dhe secili gabon. Mund të them që arsyejs që s’na ka funksionuar ose kemi ardhur ku kemi ardhur, është pjesë shumë e madhe imja dhe gabimi im, dua ta pranoj publikisht dhe dua të të kërkoj falje ty publikisht Afronë, sinqerisht dhe… në atë kohë ka qenë ideja ime për të ndenjur në Kosovë, ti e di dhe u desh të vija me ty në Zvicër, por s’e kam parë siç e shoh sot, e kam menduar ashtu dhe…ti ke pasur të drejtë gjithmonë kur më ke thënë mua duhet kështu, kështu dhe sigurisht që kokëfortësia ime ka qenë arsyeja kryesore në mosfunksionimin e martesës sonë, por njeriu pastaj i sheh gabimet e veta më vonë.

Afrona Dika: E vërtetë, si edhe unë të miat.

Blero: Siç të kam thënë edhe privatisht, pjesa shumë kryesore e mosfunksionimit të martesës tonë jam unë dhe…

Afrona Dika: Distanca.

Blero: Idetë. Ti ke ardhur në Kosovë për një kohë, ke provuar, s’ke mundur, s’je ambientuar tamam. Është dashur edhe unë të vij në Zvicër, nuk e kam bërë, është gabimi im, e pranoj publikisht dhe sinqerisht të kërkoj falje shumë, por ka ndodhur dhe ky ishte fati.

Edhe Afrona shprehet se ka gabimet e saj pasi ka shkëputur komunikimin mes tyre. Ndarja gjithashtu ka ndodhur në distancë, por as për të s’ka qenë e lehtë të pranonte çfarë kishte ndodhur.

Afrona Dika: E di që unë kam gabuar shumë që s’jemi ulur dhe s’i kemi sqaruar gjërat siç është dashur t’i sqarojmë pas 7 viteve. Ka qenë edhe ky faji im që veç jam zhdukur nga jeta jote, sepse kam qenë, e kam pasur një mllef brenda, e kam pasur një vuajtje, e kam pasur një dëshpërim brenda, s’di si të ta shpjegoj, thjesht… një… s’e di… më është nevojitur shumë kohë edhe për vete që të pranoj që është…ka përfunduar kjo lidhje, ka përfunduar kjo martesë sepse ne në distancë kemi qenë bashkë dhe në distancë jemi ndarë dhe s’ka qenë e lehtë. Kam dashur të kem një bisedë siç e kemi tani për momentin, pa ofenduar njëri-tjetrin, pa lënduar njëri-tjetrin, pa i vënë fajin njëri-tjetrit, thjesht një bisedë të shëndoshë.

Intervista e plotë gjendet në kanalin zyrtar të Afrona Dikës në Youtube.

Ju sugjerojmë

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
Bota

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

22 Nëntor, 2025 3:31 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Para
Kurti: Hapja e korridoreve ajrore me Shqipërinë sjell përfitime mjedisore dhe ekonomike

Takimi me Vuçiç, Kurti: Në Bruksel shkoj për të kuptuar se ku jemi

1 dekadë reformë territoriale dhe administrative

1 dekadë reformë territoriale dhe administrative

Lideri i Hamasit: Marrëveshja me Izraelin që përjashton armëpushimin, nuk është marrëveshje

Lideri i Hamasit: Marrëveshja me Izraelin që përjashton armëpushimin, nuk është marrëveshje

TE FUNDIT

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
22 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së...

Lexo më shumë

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
22 Nëntor, 2025

Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga...

Lexo më shumë

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
22 Nëntor, 2025

Volodymyr Zelenskyy thotë se paqja mund të arrihet vetëm duke garantuar që Rusia nuk mund të nisë një pushtim të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com