Ditën e sotme po mbahet sot konferenca rajonale “Balkonomics”, ku po diskutohet në lidhje me rritjen ekonomike dhe anëtarësimin në BE.
Pjesë e konferencë janë 28 liderë dhe ekspertë ndërkombëtar mes tyre edhe David Wisner i ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane.
Ai është shprehur i kënaqur dhe entuziast në lidhje me punën e bërë nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.
Ndër të tjera, theksoi se puna e vërtetë duhet të bëhet nga vetë vendet e rajonit.
“Entuziast për punën që po bën Dhoma Amerikane e Tregtisë. Si amerikanë besojmë fuqimisht në fuqinë e sektorit privat. Është privilegj që të mblidhemi të nxisim e të shtyjmë para, jeni ju që do të bëni punën për të parë zhvillim dhe për të ecur para në anëtarësimin në BE”, tha ai.