Tetë shqiptarë janë arrestuar nga policia e Spanjës në zonën e Turis, pasi kultivonin marijuanë.
Operacioni për shkatërrimin e organizatës kriminale shqiptare kishin nisur që nga marsi i vitit 2023.
Ky operacion u finalizua me kontrolle blic ne 8 shtëpi. Nga kontrollet, policia gjeti dhe sekuestroi 2024 bimë marijuanë dhe 40 kilogramë fidanë të kësaj lënde narkotike.
Terë shqiptarët akuzohen për veprat penale si pjesëmarrje në organizata kriminale, trafik qeniesh njerëzore, trafik droge, mashtrim me energjinë elektrike dhe disa vepra të tjera të parashikuara nga ligji spanjoll.