Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studimi: Ndryshimi i klimës mund të ndikojë në matjen e kohës

2024/06/09 at 7:01 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Studimi: Ndryshimi i klimës mund të ndikojë në matjen e kohës

Ndryshimi i klimës nuk është përgjegjës vetëm për rritjen e nivelit të detit dhe motin ekstrem, thonë ekspertët e klimës.


Një studimi të ri thotë se ndryshimi i klimës mund të ndikojë edhe në matjen e kohës globale. Matja e saktë e kohës sot bëhet me përdorimin e rreth 400 orëve atomike në mbarë botën.

E ashtuquajtura Koha Universale e Koordinuar, ose UTC, është një llogaritje komplekse ((@TheBIPM/YouTube)) e bërë nga Byroja Ndërkombëtare e Peshave dhe Masave dhe bëhet në përputhje me shpejtësinë e rrotullimit të tokës, që ka një prirje të ndryshojë.

“Në vitet 1970 bota vendosi që ndryshimi midis kohës atomike dhe rrotullimit të tokës të mos jetë më i madh se një sekondë. Shtojmë një sekondë në orën tonë globale kur dallimi mes dy njësive matëse është rreth një sekondë”, thotë Patrizia Tavella, drejtore e Byrosë Ndërkombëtare të Peshave dhe Masave.

Kohëmatësit kanë shtuar nga një sekondë në sistemin e matjes së kohës 27 herë që nga viti 1972.
Por prej disa vitesh ka patur spekulime se mund të jetë e nevojshme edhe zbritja e një sekonde. Në një botë që mbështetet tek ora, këto ndryshime mund të shkaktojnë probleme.

“Në disa raste këto probleme kanë qenë të mëdha, të ngjashme me ato të uljes së avionëve, sepse kompjuterët pushuan së funksionuari. Dhe ne nuk e dimë nëse ky problem do të përkeqësohej nëse zbresim një sekondë në sistemin aktual të matjes së kohës”, thotë Demetrios Matsakis, ish punonjës i Observatorit Detar të Shteteve të Bashkuara.

Por një studim i ri në revistën “Nature” thotë se ndryshimi i klimës mund të ketë shtyrë nevojën për kthimin mbrapa me një sekondë të orës globale.

“Në Arktik është bërë më ngrohtë dhe kjo ka shkaktuar një shkrirje të madhe të akullit që rrjedh nëpër oqeanet në të gjithë botën. Ngrohja globale ka shkaktuar një ngadalësim në ritmin e rrotullimit të tokës”, thotë Duncan Agnew, studiues në Universitetin e Kalifornisë në San Diego.

Ky ngadalësim krijon nevojën për kthimin mbrapa me një sekondë të orës globale mes viteve 2026 dhe 2029. Megjithatë, ky efekt në dukje pozitiv, nuk mund të krahasohet me efektet negative të ndryshimeve klimatike, duke përfshirë rritjen e nivelit të detit, thotë studiuesi Duncan Agnew. Gjeofizikani i Universitetit Yale, Jeffrey Park është dakord me këtë vlerësim.

“Kjo është një dëshmi se në fakt proceset e ngrohjes globale përmes shkrirjes së shtresave të akullit polar po ndikojnë në këtë veçori shumë themelore të planetit tonë: rrotullimin e tij. Ndryshimet janë shumë të vogla, por ato mund të maten”, thotë ai.

Duke pasur parasysh problemet që mund të shkaktojë ndryshimi i orës me një sekondë, autoritetet globale të matjes së kohës votuan për shtyrjen e saj deri në vitin 2035. Diskutimet mbi përputhjen e Kohës së Koordinuar Universale me rrotullimin e Tokës pritet të bëhen në konferencën e ardhshme, që do të mbahet në vitin 2026./ VOA



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
“I dorëzova shtëpinë vëllait e më vodhi!”, ndihma kthehet në kërcënime: Do të dalësh me forcë

“I dorëzova shtëpinë vëllait e më vodhi!”, ndihma kthehet në kërcënime: Do të dalësh me forcë

“Të kërkova ndihmë e më ngule thikën pas shpine”, motra shpërthen ndaj vëllait: Je mashtrues

“Të kërkova ndihmë e më ngule thikën pas shpine”, motra shpërthen ndaj vëllait: Je mashtrues

Po largoheshin pas vizitës në Shqipëri, Policia në Rinas i dorëzon portofolin e humbur turistëve

Po largoheshin pas vizitës në Shqipëri, Policia në Rinas i dorëzon portofolin e humbur turistëve
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}