Ditën e sotme një makinë është përfshirë nga zjarri në aksin Qeparo-Kuç, pranë fshatit Kudhës.
Mësohet se në makinën tip “Renault” udhëtonin dy persona, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur punonjësit e zjarrfikëses duke shuar zjarrin, që shkaktoi vetëm dëme materiale.