Një 60-vjeçar ka humbur jetën paraditen e ditës së sotme.
Sipas uniformave blu dyshohet se i moshuari ditën e djeshme ka qenë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar te ura e Paskuqanit.
“Ditën e sotme ka ndërruar jetë shtetasi A. J., 60 vjeç, banues në Paskuqan, i cili dyshohet se dje, duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar te Ura e Paskuqanit.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al