Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do të arrestohej Netanjahu po të shkonte në Gjermani? 

2024/05/25 at 3:14 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Nuk ka mundësi për armëpushim në Gaza”/ Netanyahu: Kjo është një kohë për luftë

Kryeministri izraelit kërcënohet nga urdhërarresti ndërkombëtar i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Gjermania ndodhet kështu në dilemën mes kauzës shtetërore për Izraelin dhe së drejtës ndërkombëtare. 


Ishin kryetituj që qeveria gjermane nuk do të donte t’i shihte: “Zëdhënësi i Scholzit le të kuptohet: Gjermania do ta arrestonte Netanjahun”, titullonte gazeta gjermane me tirazhin më të lartë “Bild Zeitung” të mërkurën në mbrëmje (22.05.) Edhe gazeta “Welt” shkroi: “Gjermania do ta ekstradonte Netanjahun, le të kuptohet zëdhënësi i qeverisë.” 

Po mund të paramendohet kjo? Që Gjermania të ndalojë me arrest liderin politik të shtetit izraelit apo madje edhe ta dorëzojë atë, nëse do të lëshohej urdhërarresti ndërkombëtar i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kundër kryeministrit, Benjamin Netanjahu? Për kreun e partisë më të fortë opozitare, CDU, Friedrich Merz, thjesht mendimi për këtë është i padurueshëm. “Heshtja e qeverisë gjermane deri tek aludimi i zëdhënësit të qeverisë, se Netanjahu në tokën gjermane do të arrestohej, po kthehet vërtet në një skandal”, tha Merz për “Bild-Zeitung”. 

Kërkesa për padi kundër Netanjahut dhe ministrit Gallant 

Çfarë ka ndodhur? Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, avokati britanik, Karim Khan të hënën (20.05.) për shkak të dyshimeve për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte aplikoi për urdhërarrest kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu dhe ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, si edhe kundër tre drejtuesve të organizatës radikal-islamike palestineze, Hamas. Arsyeja; Vuajtja e madhe e njerëzve në Rripin e Gazës, pasi Izraeli u kundërpërgjigj ashpër ushtarakisht pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor vitin e kaluar. Khan e akuzon Netanjahun dhe ministrin e tij konkretisht se përdor si armë lufte vdekjen nga uria të njerëzve në Rripin e Gazës. 

Pra janë kërkesa për urdhërarreste kundër drejtuesve si të Izraelit edhe të Hamasit, organizatës që nga shumë vende perëndimore, edhe nga Gjermania kategorizohet si organizartë terroriste. Khan i paraqiti njëherësh kërkesat që po verifikohen dhe shqyrtohen nga gjykata. A po vendos ai në një shkallë kreun e qeverisë izraelite me tre krerët e Hamasit? Pikërisht kjo gjë e zemëron Merz. “Thjesht kërkesa për urdhërarrest në të njëjtën kohë si kundër kryeministrit izraelit, Netanjahu edhe drejtuesit të Hamasit, Sinvar është një përmbysje absurde e viktimës dhe autorëve të krimit”, ka theksuar kreu i CDU. 

Një qeveri e tensionuar 

Se sa të vështirë e ka qeveria gjermane vërtet të pozicionet qartë në këtë rast, u bë e dukshme në konferencën e shtypit me zëdhënësin e kancelarit gjerman, Steffen Hebestreit. Dukshëm i tensionuar Hebestreit duhet t’u dilte përballë zërave të mërkurën, se Scholz ishte i “tronditur” nga njoftimi i kryeprokurorit. Hebestreit tha se “nuk mund të raportoj për tronditje dhe zemërim. Ne kemi bërë të qartë, se këtë e shohim si shumë kritike. Dhe kemi kujtuar qartë dallimet në lidhje me strukturën e shtetit të Izraelit, drejtësisë së tij të pavarur.” 

A do të ishte i drejtë ligjërisht një urdhërarrest kundër Netanjahut? 

Pra mund të vlerësohen ndryshe akuzat e gjykatës me seli në Hagë? Kjo sepse njëherë preket një shtet ligjor dhe njëherë jo? Vërtet që edhe ekspertë të së drejtës ndërkombëtare shprehin rezerva, nëse Khan mund ta kishte ngritur padinë kundër Netanjahut. Tek rregullat kryesore të gjykatës bën pjesë, sipas ekspertit Constantin Ganß në “Tagesspiegel”, se ajo mund të bëhet aktive, nëse shteti në fjalë nuk është i gatshëm apo nuk është në gjendje të fillojë vetë hetimet e veta. Si për shembull në vende diktatoriale. Por jo kjo në shtetin demokratik të Izraelit. 

Dilema e qeverisë gjermane tani: Gjermania bën pjesë tek mbështetësit kryesore të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e cila që nga viti 2002 heton për shkelje si gjenocid apo krime lufte dhe jep edhe gjykime. Kundër personave, por jo kundër shteteve. Vetëm në vitin 2023, qeveria gjermane dha 20 milionë dollarë për gjykatën. 123 vende e mbështesin këtë gjykatë, që nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara. Por shtete të rëndësishme si SHBA apo Izraeli nuk e bëjnë këtë. 

Gjermania dhe marrëdhënia e veçantë me Izraelin 

Nga ana tjetër: Për Gjermaninë mbështetja e Izraelit është kauzë shtetërore, edhe si pasojë e historisë më të errët të Gjermanisë me vrasjen e miliona hebrenjve gjaë diktaturës naziste. Por a vlen kjo edhe për kreun e qeverisë Netanjahu personalisht? Hebestreit për këtë tha: “Parimisht ne jemi mbështetës të Gjykatës Ndërkombëtare dhe kjo do të mbetet kështu. Ne respektojmë të drejtën dhe ligjin.” 

Edhe ai e kritikoi procedimin e Khan. “Vënia njësoj është se kryeprokurori zgjodhi një intervistë në CNN, dhe i shprehu në një frymë aplikimet për urdhërarreste si kundër tre krerëve të Hamasit edhe kundër kryeministrit izraelit e ministrit të Mbrojtjes.” 

Kritikë e ashpër kundër Khan erdhi edhe nga ambasadori izraelit në Gjermani, Ron Prosor, por ai iu drejtua edhe qeverisë gjermane. “Tani kauza shtetërore ndodhet në testim, pa po e por.” Ai i quajti vlerësimet e qeverisë si “të pakapshme” dhe shtoi se “deklarata, që Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet, humb besueshmërinë, nëse na lidhen duart, që ta vemë këtë në zbatim”. 

Reagime nga shtete të tjera 

Vërtet shtete të tjera janë më të qarta në deklaratat e tyre krahasuar me Gjermaninë, kur pyeten nëse do ta arrestonin Netanjahun. Hungaria tha psh Jo. Ky vend e mbështet Gjykatën Ndërkombëtare, tha Gergely Gulyas, drejtuesi i zyrës së kabinetit të kryeministrit Orban. Por në rastin e vizitës në Hungari, Netanjahu nuk duhet të presë arrestimin. Edhe para ditësh, presidenti amerikan, Biden, e kishte cilësuar si zemëruese kërkesën e Hagës. Por SHBA asnjëherë nuk e ka mbështetur këtë gjykatë. Në Gjermani situata është ndryshe, e kështu edhe më e komplikuar./DW



Ju sugjerojmë

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
Bota

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

16 Qershor, 2026 10:36 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

16 Qershor, 2026 9:26 pm
Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
Sport

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

16 Qershor, 2026 8:08 pm
Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
Kryesore

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

16 Qershor, 2026 7:05 pm
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
Aktualitet

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

16 Qershor, 2026 7:01 pm
Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar
Aktualitet

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

16 Qershor, 2026 6:56 pm
Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil
Aktualitet

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil

16 Qershor, 2026 5:42 pm
FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
Bota

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

16 Qershor, 2026 4:58 pm
Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
Kronikë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

16 Qershor, 2026 4:07 pm
Para
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kate Middleton? Princesha e Wellsit anulon të gjitha eventet publike 

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kate Middleton? Princesha e Wellsit anulon të gjitha eventet publike 

Ishin nisur për në Angli, mbytet varka me emigrantë në Francë. Humb jetën një 7-vjeçare  

Më shumë se 10 mijë emigrantë ilegalë kanë mbërritur në Britani që nga fillimi i vitit, sfida Sunak para zgjedhjeve 

Çfarë ndodhi? Helikopteri i kryeministrit të Armenisë bën ulje të detyruar në kufi me Azerbajxhanin

Çfarë ndodhi? Helikopteri i kryeministrit të Armenisë bën ulje të detyruar në kufi me Azerbajxhanin
















TE FUNDIT

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
16 Qershor, 2026

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit...

Lexo më shumë

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
16 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani po hyjnë në fazën e dytë të...

Lexo më shumë

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
16 Qershor, 2026

Tensione jashtë fushës për Iranin në Botërorin 2026, pasi sulmuesi Mehdi Taremi ka denoncuar një situatë “shumë stresuese” të lidhur...

Lexo më shumë

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
16 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk e mendon ende dorëheqjen, pavarësisht protestave në vend kundër tij. Në një intervistë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}