Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e 36 qendrave shëndetësore verore në kuadër të fillimit të sezonit turistik.
Përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale, Rama theksoi se këto qendra janë të pajisura plotësisht dhe do të jenë në funksion 24 orë në ditë, 7 ditë të javës, gjatë gjithë verës.
“MIRËMËNGJES me njoftimin se, në nisje të sezonit veror, janë hapur 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin – të kompletuara me pajisje, sinjalistikë dhe staf mjekësor të specializuar, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24/7 – ju uroj një ditë të mbarë,” shkroi Kryeministri në rrjetet sociale.