Policia e Tiranës ka proceduar disa persona lidhur me protestën e dhunshme të mbajtur para bashkisë së Tiranës.
Sipas uniformave blu është ndaluar një 38-vjeçar i për herë të dytë, i cili akuzohet për disa vepra penale, që lidhen me aktet e dhunshme në protestën para bashkisë së Tiranës.
Po ashtu ka nisur hetimi edhe për 3 shtetas të tjerë.
– E. V., 38 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”. Ky shtetas është ndaluar dhe më datë 16 maj, në lidhje me protestën e datës 14 maj 2024.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit K. B., 21 vjeç, S. J., 41 vjeçe, të dy banues në Tiranë, dhe S. B., 49 vjeç, banues në Krujë.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.