Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në aktivitetin e organizuar këtë të hënë “Safe in Albania”, foli për mbarëvajtjen e sezonit turistik
Gjatë fjalës së saj Balluku u shpreh se është bërë një punë e jashtëzakonshme nga ana e qeverisë dhe bashkive, duke shtuar se ky vit do të ketë më shumë angazhime.
“Ky sukses nuk ka ardhur sepse i ka ardhur koha. Nuk ka ardhur koha, thjesht është bërë një punë e jashtëzakonshme nga qeveria shqiptare, nga bashkitë, institucionet, etj. Gjithashtu është bërë një promovim i jashtëzakonshëm nga kryeministri Rama. Ne e dimë shumë mirë që Shqipëria gëzon në arenën ndërkombëtare një vend të veçantë nga çka kryeministri ka bërë. Këtë vit 14 milionë turistë është projeksioni. Projeksionet gabojnë vitet e fundit, po në mënyrë pozitive”,-u shpreh Balluku.