Pedro Sanchez, kryeministri i Spanjës, ka njoftuar se do të qëndrojë në detyrë.
Vendimi i Sanchez vjen disa ditë pasi njoftoi papritur se po konsideronte dorëheqjen nga detyra, pasi një gjykatë në Madrid hapi një hetim ndaj bashkëshortes së tij, Begona Gomez.
Hetimi pasoi një ankesë nga grupi i presionit Manos Limpias (Duart e Pastra), i cili ka pasur lidhje në të kaluarën me të djathtën ekstreme të Spanjës.
Në një fjalim mëngjesin e sotëm, Sanchez tha se vendosi të vazhdojë si kryeministër dhe bëri thirrje për një reflektim kolektiv, si dhe pastrimin e atyre që ai i përshkroi si praktika toksike në jetën publike.
Ai i bëri thirrje shoqërisë spanjolle që të bëhet shembull dhe frymëzim për botën.