Këtë të mërkurë, Lulzim Basha e cilësoi kryetarin e PL, Ilir Meta si një pazarxhi kronikë dhe si nxitës i djegies së mandateve të opozitës në vitin 2019.
Këtyre deklaratave, Meta u është përgjigjur nga Fieri. Ai tha se Basha tashmë është një njeri i braktisur dhe se ka lënë vendin pa opozitë.
Duke ironizuar demorkatin, kryetari i PL tha se “Lulzim Basha dhe kur fle gënjen”.
“Kryemadhi vazhdon të jetë deputete e PL. Gjithçka që flitet janë diversione që i hap Rama. PL do jetë e jashtëzakonshme në mbrojtje të komunitetit. Fieri do jetë prioritet kryesor i yni. Nuk besoj se ia vlen të flitet për Bashën, pasi është një njeri i braktisur, që ka lënë shqiptarët pa opozitë për shërbimet që i ka bërë këtij regjimi. Lulzim Basha dhe kur fle gënjen”,-tha Meta./Opinion.al