Gjatë vizitës së tij në Francë, kreu i qeverisë Edi Rama ka shpërndarë në “Facebook” edhe një video të qendrës më të madhe të inovacionit në këtë shtet.
Krahas video, kryeministri shkruan se bëhet fjalë për qendrën e quajtur “STACIONI F”, të cilën premton ta sjellë edhe në vendin tonë.
“STACIONI F qendra më e madhe e inovacionit në Francë, të cilën do ta sjellim edhe në Shqipëri”, shkruan kreu i qeverisë.
Rama u prit këtë të Premte me nderimet më të larta ushtarake nga Presidenti francez Emmanuel Macron. Ata patën dhe një konferencë të përbashkët për shtyp, ku u vu theksi te mbështetja e Francës ndaj Shqipërisë, në rrugën e saj drejt integrimit në BE.