Ka nisur procesi në Gjykatën e Apelit të Tiranës për Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në prag të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2021 në Elbasan.
Paplekaj mësohet se është i pranishëm në seancë.
Mësohet se gjykata ka urdhëruar rindërtim të vendit të ngjarjes dhe riekspertim.
Gjykata e Apelit mbasi dëgjoi për gati gjashtë orët palët dhe insistimin e të akuzuarit që kërkoi rindërtim të ngjarjes për të kuptuar mekanizmin se çfarë ndodhi atë ditë, vendosi të kryhet ekspertim dhe rindërtim tekniko-balistik për të zbuluar se kush qëlloi tjetër ditën e ngjarjes.
Ekspertët kanë vendosur në dispozicion të gjykatës në rrugë elektronike aktin tekniko-balistik të kryer në vendin e krimit.
Sakaq, avokati i Paplekajt nga ana e tij ka kërkuar kohë që të shqyrtojë këtë akt.
“Gjykata t’i japë rëndësi faktit jo afateve”, tha avokati.