Ka shkuar në 10 numri i personave të plagosur nga shpërthimi i ndodhur ditën e sotme në Lushnje tek tek rreth rrotullimi i Plastmasit.
Mes të plagosurve është dhe deputeti i PS, Bujar Çela, i cili i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Nga shpërthimi i fortë, më herët u njoftua se një person ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në godinën në ndërtim të deputetit. Dyshohet se gjatë punës në fabrikë, një vinçier ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim të fuqishëm.